LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat e larta, MSH u bën thirrje prindërve që të marrin masat e nevojshme për sigurinë e fëmijëve në pishina

Temperaturat e larta, MSH u bën thirrje prindërve që të marrin masat e nevojshme për sigurinë e fëmijëve në pishina

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje prindërve që të marrin masat e nevojshme për sigurinë e fëmijëve si në pishinat e hapura dhe të mbyllura (publike), ashtu edhe në pishinat familjare.

Përmes një njoftimi për media, MSH thotë se me ngritjen e temperaturave, larja në pishina është aktivitet ku përfshihen shumë fëmijë. Por, zhvillimi i këtij aktiviteti rekreativ në kushte të mos zbatimit të disa masave të sigurisë, bart edhe rreziqe për shëndetin e fëmijëve, transmeton Telegrafi.

“Këto rreziqe përfshijnë infeksionet bakteriale, virale ose parazitare nga uji i papastër, irritimet e lëkurës dhe syve, djegiet nga dielli. Rrezik i shtuar për fëmijët janë rrëshqitjet, rëniet e deri tek mbytja, sidomos për ata fëmijë që ende nuk dinë të notojnë”, thuhet në njoftim.


Këshillat për sigurinë e fëmijëve në pishina kanë të bëjnë me:

• Mbikëqyrjen e vazhdueshme që nënkupton se fëmijët duhet të jenë gjithmonë nën mbikëqyrjen e një të rrituri përgjegjës kur janë në pishinë;

• Mësimin e notit përmes inkurajimit dhe regjistrimit të fëmijëve në shkolla të notit për t’u siguruar që ata të mësojnë të notojnë në mënyrë të sigurt;

• Përdorimin e pajisjeve ndihmëse për fëmijët që nuk dinë të notojnë mirë, si krahët ndihmës të mbushur me ajër, jelekët e shpëtimit, ose rripat ndihmës, të përshtatura sipas moshës dhe peshës së fëmijës;

• Rritjen e sigurisë së pishinës duke kontrolluar rregullisht cilësinë e ujit për të shmangur infeksionet dhe sëmundjet dhe duke siguruar sistem të mirë filtrimi dhe dezinfektimi për të mbajtur ujin e pastër;

• Kujdesin për sipërfaqet e rrëshqitshme, duke i mësuar fëmijët të ecin ngadalë dhe të mos vrapojnë rreth pishinës për të shmangur rrezikun e rënieve dhe mbajtja e sipërfaqeve rreth pishinës të thata;

• Mbrojtjen nga dielli kur bëhët fjalë për pishina të hapura përmes përdorimit të kremit diellor me faktor mbrojtës të lartë dhe riaplikimi rregullisht, sidomos pas daljes nga uji, veshja e fëmijëve me rroba mbrojtëse nga dielli, si bluza me mëngë të gjata dhe kapela dhe;

• Përdorimi i syzeve të notit për të mbrojtur sytë e fëmijëve nga irritimet e shkaktuara nga klori dhe kimikatet e tjera në pishinë, bashkë me larjen e fëmijëve me ujë të pastër pas notit për të hequr çdo kimikat të mbetur në lëkurë.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje dhe i inkurajon prindërit që të ndërmerren këto masa për të siguruar që fëmijët të jenë të mbrojtur gjatë larjes në pishina dhe për të parandaluar dhe evituar rreziqet e mundshme.

MSH shton tutje se bashkëpunimi dhe përkushtimi për sigurinë e fëmijëve është çelësi për një verë të shëndetshme dhe të sigurt për fëmijët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Artan Hajrizi konfirmon vrasjen e vëllait të tij, Fatonit

Artan Hajrizi konfirmon vrasjen e vëllait të tij, Fatonit

Lajme
Ministri serb Daçiq: Hajrizi ka shtënë nëntë herë në drejtim të policisë, para se të vritej

Ministri serb Daçiq: Hajrizi ka shtënë nëntë herë në drejtim të policisë, para se të vritej

Lajme
Raportimet për vrasjen e Faton Hajrizit, MPJD kërkon nga Serbia që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë

Raportimet për vrasjen e Faton Hajrizit, MPJD kërkon nga Serbia që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë

Lajme
Ikjet e Faton Hajrizit, fajin ia linte shtetit për mos risocializimin e tij  – çfarë thoshte ai për Telegrafin kur vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë?

Ikjet e Faton Hajrizit, fajin ia linte shtetit për mos risocializimin e tij – çfarë thoshte ai për Telegrafin kur vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë?

Elfije Boletini
Djegia e veturave në lagjen “Marigona Residence”, policia jep detaje

Djegia e veturave në lagjen “Marigona Residence”, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kolapsi me internet, preket edhe Kosova

Kolapsi me internet, preket edhe Kosova

Lajme
Kalo në kategori