LAJMI I FUNDIT:
Peja 4° fog

Kulla e Zymer Himës në Deçan shndërrohet në Muze

Kulla e Zymer Himës në Deçan shndërrohet në Muze
Kulla e e Zymer Himës e shndërruar në muze në Deçan/ Foto nga Visit Deçan, Facebook

Qytetit të Deçanit i është shtuar edhe një aset kulturor duke e pasururar edhe më shumë trashëgiminë e këtij vendi.

Bëhet fjalë për kullën e Zymer Himës e cila është shndërruar në muze me emrin Muzeu Etnologjik.

Ky monument i përket trashëgimisë kulturore dhe gjindet në qytetin e Deçanit, është monument i kategorisë “Arkitekturor”.


Muzeu Etnologjik në Deçan/ Foto nga Visit Deçan, Facebook

Kulla është ndërtuar në shek. XVIII nga familja Mushkolaj, objekti është tre kate dhe i takon stilit të kullave me dyshekllëk të drurit.

Në përdhesen e saj gjindet një ambient i hapur tërësisht, ndërsa një katë më sipër ndodhet dhoma për familjen dhe në të fundit është e vendosur oda e burrave së bashku me divanhane.

Kjo kullë sikurse kullat tjera në Deçan është dëmtuar gjatë luftës 1998-99 në Kosovë, ndërsa restaurimi i saj ka ndodhur gjatë vitit 2009. /Telegrafi/