LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e shiut, era dhe bubullimat “freskojnë” disa pjesë të Bosnjë dhe Hercegovinës

Reshjet e shiut, era dhe bubullimat “freskojnë” disa pjesë të Bosnjë dhe Hercegovinës

Një “freski” me reshje të dendura shiu, erë dhe bubullima ka goditur sot, më 17 korrik, rrethinat e Travnikut dhe Pirotit – Bosnjë dhe Hercegovinë, duke sjellë me vete probleme të mëdha.

Sipas mediave lokale, përcjell Telegrafi, nuk ka asnjë informacion nëse këto fatkeqësi të motit që mbuluan këto zona shkaktuan dëme të konsiderueshme.

Megjithatë, faqja e “BH Meteo” në Facebook ka shpërndarë një video të dërguar nga ndjekësit e tyre.


Veç kësaj, theksojnë mediat, atje priten reshje lokale shiu dhe bubullima, sidomos në zonat qendrore, veriore dhe verilindore të Bosnjës, ku mund të ketë reshje më intensive të shoqëruara me erëra të forta dhe breshër.

Gjithashtu, thuhet se do të fryjë erë e dobët nga veriu dhe verilindja.

Temperaturat do të lëvizin nga 30 deri në 36 gradë, ndërsa në pjesët jugore të vendit deri në 41 gradë.

Ndërkohë, sipas parashikimit të Institutit Federal Hidrometeorologjik, të enjten pritet mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare.

Megjithatë, pasdite janë të mundshme reshje të shiut lokalisht më të fortë, sidomos në pjesët lindore dhe verilindore të Bosnjës, me erë të dobët deri mesatare veriore dhe verilindore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 18 deri në 24 gradë, ndërsa gjatë ditës nga 29 deri në 35 gradë, në jug deri në 41 gradë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje e rrallë e një “fisi të pakontaktuar” që dalin nga pylli tropikal i Amazonës – pasi po përballen me një “katastrofë humanitare”

Pamje e rrallë e një “fisi të pakontaktuar” që dalin nga pylli tropikal i Amazonës – pasi po përballen me një “katastrofë humanitare”

Botë

"Unë gjithmonë do ta mbroj" Arabinë Saudite, thotë Donald Trump

Botë
Vala e të nxehtit ekstrem në Ballkan thyen rekorde - Severe Weather Europe tregon edhe sa ditë do të zgjasë

Vala e të nxehtit ekstrem në Ballkan thyen rekorde - Severe Weather Europe tregon edhe sa ditë do të zgjasë

Botë
Zbulohet çfarë kërkoi nga punëdhënësi i tij - parashikoi të vdiste në sulm? Autoritetet amerikane tregojnë ‘krejt çfarë gjetën’ tek njeriu që tentoi të vriste Donald Trump

Zbulohet çfarë kërkoi nga punëdhënësi i tij - parashikoi të vdiste në sulm? Autoritetet amerikane tregojnë ‘krejt çfarë gjetën’ tek njeriu që tentoi të vriste Donald Trump

Amerika
Trump u qëllua me plumb në vesh – por çfarë ndodhi me aleatin e tij, Rudy Giuliani?

Trump u qëllua me plumb në vesh – por çfarë ndodhi me aleatin e tij, Rudy Giuliani?

Amerika
Çfarë është Dhoma e Lordëve, si funksionon dhe si do të ndryshojë?

Çfarë është Dhoma e Lordëve, si funksionon dhe si do të ndryshojë?

Evropa
Kalo në kategori