LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 27° clearsky_day

“Green Fest” vjen në Mitrovicë me temën “Lum Na”, synon ndërgjegjësimin ndaj mjedisit në Kosovë

“Green Fest” vjen në Mitrovicë me temën “Lum Na”, synon ndërgjegjësimin ndaj mjedisit në Kosovë
Festivali "Green Fest" në Mitrovicë këtë vit realizon edicionin e 14-të

“Green Fest” është një ndër festivalet më të suksesshme në Mitrovicë, edicioni i 14-të i të cilit do të mbahet prej 14 deri më 18 gusht. Edicioni i sivjetmë i “Green Fest” vjen me temën “Lum Na”, që në mënyrë figurative adreson gjendjen e lumenjve në Kosovë.

Drejtori i “Green Fest”, njëkohësisht dhe drejtor i organizatës kulturore “7 Arte”, Lulzim Hoti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se tema e këtij edicioni është “Lum Na” është përzgjedhur për të tërhequr vëmendjen ndaj ndotjes së lumenjve nga mbetjet industriale e bujqësore, mostrajtimi i ujërave të zeza dhe sjelljet e pahijshme të qytetarëve ndaj lumenjve.

“Me një fjalë, “lum na” se çfarë jemi duke i bërë natyrës dhe lumenjve tanë”, ka thënë Hoti, për Telegrafin.


Hoti ka thënë se gjatë edicionit të 14-të do të organizohen një larmi aktivitetesh edukative, kulturore dhe rekreative që sipas tij, synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore dhe të inkurajojnë veprime konkrete për mbrojtjen e lumenjve.

Ai ka thënë tutje se në aktivitetet sportive përfshihen kajak, ecje malore, çiklizëm, joga dhe pilates.

“Në programin edukativ do të ketë prezantime nga studiues të ndryshëm mbi gjendjen e ujërave dhe lumenjve në Kosovë, diskutime me tematika mjedisore, ekspozita artistike, natë poetike, video instalacione dhe punëtori për fëmijë”, ka shtuar drejtori i “Green Fest”.

Hoti ka theksuar se krahas këtyre, do të ketë edhe aksione mjedisore dhe performanca muzikore nga artistë të ndryshëm. Sipas tij, të gjitha këto do të ndodhin në Parkun e Qytetit të Mitrovicës, në afërsi të lumit Ibër.

Drejtori i këtij festivali është shprehur se kanë pritshmëri t’i ndërgjegjësojnë gjeneratat e reja dhe fëmijët, të cilët sipas tij, njëherazi janë shpresë për ndryshimin e sjelljes njerëzore ndaj ruajtjes së lumenjve dhe mjedisit në përgjithësi, transmeton Telegrafi.

“Duke përdorur një qasje të shumëfishtë që përfshin edukimin, artin dhe pjesëmarrjen aktive të komunitetit, ne besojmë se do të mund të ndryshojmë perceptimet dhe sjelljet ndaj mjedisit, qoftë edhe tek një numër solid i pjesëmarrësve, pasi ne besojmë se ndryshimtarët jo domosdoshmërisht duhet të jenë të shumtë në numër”, ka potencuar ai.

Më tej, Hoti ka deklaruar se “Green Fest” ka lënë gjurmë për 14 vjet më radhë dhe se tashmë planifikojnë që festivalin ta shtrijnë edhe në qytete tjera të Kosovës me qëllimin për të rritur ndërgjegjësimin në nivel kombëtar.

Ai ka bërë të ditur se “Green Fest” së fundmi është anëtarësuar në një rrjet të festivaleve evropiane dhe se shpreson që të sjellë risi në edicionet e ardhshme.

“Po ashtu, ne po punojmë që të zhvillojmë programe edukative më të thelluara dhe të vazhdueshme që përfshijnë jo vetëm periudhën e festivalit, por edhe gjatë gjithë vitit për të siguruar një ndikim afatgjatë”, ka përfunduar drejtori i festivalit “Green Fest”, Lulzim Hoti. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori