LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 17° partlycloudy_day

Institucionet në Ferizaj apelojnë te qytetarët për mos ndezje të zjarreve

Institucionet në Ferizaj apelojnë te qytetarët për mos ndezje të zjarreve
Foto: Ilustrim

Institucionet komunale në Ferizaj pas vapës së madhe kanë nxitur alarmin se mund të përballen me ndonjë zjarr të madh pasi që zjarrfikësit gjatë ditëve të fundit janë duke u përballur me dhjetëra intervenime në fusha e pyje.

Sipas zjarrfikësve është koha kur qytetarët mund t’i ndezin edhe hamulloret, ndërkohë zjarret mund të përhapen në masë të madhe ashtu siç po ndodhin me dhjetëra raste brenda 24 orëve.

Telegrafi ka kontaktuar me komandantin e Njësisë së Zjarrfikësve në Ferizaj, Zymri Krasniqin , lidhur me intervenimet e shpeshta që po i bëjnë zjarrfikësit në fusha të ndryshme.


Ai ka thënë se këtë apel e kanë ngritur sëbashku me institucionet komunale me qëllim që qytetarët të kenë kujdes dhe mos të ndezin zjarre me arsyetimin se ato mund të përhapen në masë të madhe.

“Gjatë periudhës së fundit kohore jemi duke u përballur me intervenime të shpeshta në fikjen e zjarreve, prandaj e kemi bërë një apel publik për qytetarët që mos të ndezin zjarre sepse ato mund të përhapen në masë të madhe në këtë kohë kur temperaturat janë shumë të larta. Ne si njësi e zjarrfikësve me një staf mjaftë të vogël po mundohem që t’i lokalizojmë të gjitha zjarret që po ndodhin në vazhdimësi”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë edhe komuna e Ferizajt, nëpërmjet një komunikate për media, ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes dhe mos të ndezin zjarre.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, përkatësisht Brigada e Zjarrfikësve apelon tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, përkatësisht të mos shkaktojnë apo ndezin zjarre fushore. Tash kur vendi po përballet me temperatura të larta, ky apel është i domosdoshëm, mosrespektimi i së cilës ndëshkohet rëndë me ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatën e komunës.

Në trend

Më shumë
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Ligat tjera
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Interesante
​Ligji i ri për tatimin në pronë, çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm?

​Ligji i ri për tatimin në pronë, çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm?

Ekonomi
Kalo në kategori