LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 2° clearsky_day

Banorët në Lipjan kërkojnë nga Komuna dezinsektimin e hapësirave publike

Banorët në Lipjan kërkojnë nga Komuna dezinsektimin e hapësirave publike

Banorët në Lipjan gjatë ditëve të fundit të vapës po përballen me pickim të mushkonjave dhe insekteve të ndryshme të cilat janë përhapur në masë të madhe.

Komuna e Lipjanit prej vitesh nuk ka e përfshirë në agjendë çështjen e dezinsektimit për shkak të territorit të madh dhe kostos.

Lulezim Zejnullahu, banor në periferi të Lipjanit ka thënë se janë në hall nga pickimi i mushkonjave dhe insekteve.


“Prej vitesh sa herë që rriten temperaturat ne si qytetar përballemi me mushkonja dhe insekte të ndryshme. Si qytetar kërkojmë që të paktën qyteti dhe lokalitetet përreth të dezinsektohen sepse jemi në hall”, ka thënë ai.

Rreth kësaj çështje është debatuar mjaftë gjatë edhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal derisa kuvendarët kanë kërkuar që me urgjencë të bëhet dezinsektimi i hapësirave publike në territorin e qytetit dhe nëpër fshatra sipas nevojës. Po ashtu është kërkuar që edhe rrugët dytësore të qytetit të pastrohen me ujë.

Besiana Syla, kuvendare nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan ka thënë se për çdo ditë po pranojnë ankesa nga qytetarët shkaku i pickimit të mushkonjave dhe insekteve të ndryshme, andaj sipas saj komuna duhet me urgjencë të marrë hapa konkret për dezinsektimin e hapësirave publike.

“Kemi shumë ankesa nga qytetarët për eliminimin e insekteve të ndryshme dhe mushkonjave të cilat janë përhapur në masë mjaftë të madhe. Ky projekt ka për qëllim që të ketë largimin e insekteve në mënyrë që qytetarët të jenë më të sigurt dhe mos të ketë bartje të sëmundjeve ngjitëse. Po ashtu duhet edhe rrugët të pastrohen sa më shpesh sepse përveç pastrimit të rrugëve kryesore është e nevojshme edhe rrugët dytësore të pastrohen pasi që kemi pasur ankesa sidomos te rruga ‘Mbreti Zog’ që asnjëherë nuk është pastruar”, ka thënë Syla.

Në anën tjetër kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se nuk e kanë përfshirë në agjendë shkaku i territorit të madh të komunës dhe i kostos së lartë.

“Nëse dikush mund të ma tregoi ndonjë mekanizëm se si mund të ndodh kjo në të gjitha fshatrat tona do të pajtohem. Është e mundshme nëse arrijmë ta bëjmë dezinsektimin rreth shtigjeve të ecjes dhe rreth shtratit të lumit në Lipjan, por nëse mendohet të hyjmë në secilin fshat dhe lokalitet atëherë është e pamundshme. Pastaj është proces se duhet të ndodh çdo javë dhe nuk është proces që ndodh vetëm një herë edhe e mbyllë atë temë”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se kostoja është shumë e lartë dhe komuna aktualisht ndoshta nuk mund ta përballojë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori