LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 15° heavyrainshowers_night

E inspiruar nga vizatimet e nxënësve, Kamenica ndër komunat e para në Kosovë pjesëmarrëse në festivalin e Singaporit

E inspiruar nga vizatimet e nxënësve, Kamenica ndër komunat e para në Kosovë pjesëmarrëse në festivalin e Singaporit

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se është një ndër komunat e para në Kosovë që ka arritur të  marrë pjesë në finalen e festivalit “World Architecture Festival 2024”, që do të mbahet në Singapor.

Kamenica do të garojë me projektin e pritoreve, i inspiruar nga vizatimet e nxënësve të  shkollave fillore.

“Jemi krenarë të ju njoftojmë se projekti ynë i pritoreve, i inspiruar nga vizatimet e nxënësve të shkollave fillore, është zgjedhur një nga projektet finaliste – në World Architecture Festival 2024”.


“Ky projekt përfshin elemente inovative si panelet diellore, çati të gjelbra, hapësira parkimi për biçikleta dhe rafte librash. Struktura e tij imiton pemën natyrale dhe përdor materiale miqësore me ambientin, duke krijuar hapësira urbane të qëndrueshme dhe multifunksionale”, thuhet në  njoftim.

Pë rmes një komunikate të lëshuar për media, thuhet se ky projekt është zgjedhur si njëri nga 8 projektet më të mira në botë, që pritet të garojë në nëntorin e këtij viti.

Kryetari Rahimaj ka thënë se ky sukses ka bërë që Festivali t’a njoh Kosovën si shtet, sepse sipas tij deri më tani është dashur të aplikohet përmes Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

La Liga
Evra sugjeron klubin e ardhshëm të Pogbës pasi kontrata e tij tek Juventusi do të ndërpritet

Evra sugjeron klubin e ardhshëm të Pogbës pasi kontrata e tij tek Juventusi do të ndërpritet

Ndërkombëtare
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Kalo në kategori