LAJMI I FUNDIT:

Ralf Schumacher zbuloi se është homoseksual, por për shkak të deklaratës së vitit 2021 ai po quhet hipokrit

Ralf Schumacher zbuloi se është homoseksual, por për shkak të deklaratës së vitit 2021 ai po quhet hipokrit

Ish-piloti i Formula 1, Ralf Schumacher ka postuar dje (e hënë) në Instagram një foto me partnerin e tij dhe ka pranuar publikisht se është homoseksual.

Vëllai i pilotit më të famshëm të F1, Michael, ka shkruar disa fjalë në foton e publikuar.

“Gjëja më e bukur është kur ke një partner të vërtetë në jetë me të cilin mund të ndash gjithçka”, ka shkruar Ralf në profilin e tij.


Ky postim shkaktoi reagime të ndryshme në rrjetet sociale, ku shumica mbështeti gjermanin dhe vendimin e tij për të zbuluar publikisht se është homoseksual.

Ka edhe nga ata që kujtojnë deklaratat e tij të vitit 2021 dhe e quajnë hipokrit.

Gjegjësisht, kur Lewis Hamilton ishte duke vozitur në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, ai vendosi të ketë një flamur ylber në kapelën e tij në shenjë mbështetjeje për anëtarët e LGBT, e cila pothuajse nuk ka të drejta në atë pjesë të botës.

Më pas ka reaguar Ralf Schumacher i cili në një intervistë për Sport1 ka thënë se nuk duhet të bëjë gjëra të tilla në pistë.

“Vlerat e tij janë të rëndësishme dhe ai mund t’i përfaqësojë ato në mediat sociale. Pyetja e vërtetë është pse ai e bën atë gjithmonë në pistë, me një uniformë të Mercedes. Mund të jetë një pyetje shumë polarizuese. Nëse shoferët shkojnë në gjëra të tilla pa duke menduar, është e rrezikshme dhe sporti nuk e meriton”, tha Ralf në atë kohë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Gareth Southgate nuk është më trajner i Anglisë

Zyrtare: Gareth Southgate nuk është më trajner i Anglisë

Përfaqësueset
Laporta e do Nico Williamsin, Flick preferon yllin tjetër të Spanjës

Laporta e do Nico Williamsin, Flick preferon yllin tjetër të Spanjës

La Liga

"Yamal duhet të ndalohet të luajë" - ylli i Spanjës zë në befasi të gjithë me deklaratën për Laminen

Përfaqësueset
Mbappe nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i  Real Madridit

Mbappe nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i  Real Madridit

La Liga
Tifozët e Anglisë shpallin fajtor një lojtar për humbjen e finales nga Spanja

Tifozët e Anglisë shpallin fajtor një lojtar për humbjen e finales nga Spanja

Përfaqësueset
Messi flet për triumfin në Kupën e Amerikës, ka një mesazh për Di Marian, Otamendin dhe lojtarët e rinj

Messi flet për triumfin në Kupën e Amerikës, ka një mesazh për Di Marian, Otamendin dhe lojtarët e rinj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori