Shkolla e filmit “Future is Here” këtë vit sjell 8 filma të rinj të shkurtër dokumentarë, që shfaqen si premierë në DokuFest. Filmbërësit e rinj, sipas njoftimit, vijnë me një diversitet të jashtëzakonshëm të tregimeve, ku secili film është një eksplorim unik i temave personale dhe shoqërore. Filmat e gjeneratës së 12-të të “Future is Here” shfaqen me 6 gusht.
Prej më shumë se një dekadë, shkolla e filmit “Future is Here” ka qenë një gurthemel i misionit të DokuFest në Prizren për të fuqizuar zërat e të rinjve në Kosovë. Kjo nismë ka ofruar një platformë për vetë shprehje, ka dhënë aftësi të rëndësishme në krijimin e filmave dhe ka udhëhequr studentët në konceptimin e tregimeve dokumentare në mënyrë kreative.
“Derisa festojnë edicionin e 12-të të këtij programi, kthejmë vështrimin pas në udhëtimin e pabesueshëm që ka formësuar të ardhmen e kinematografisë së Kosovës, veçanërisht në fusha ku mundësitë janë të pakta, si montimi, dizajni i zërit dhe post-produksioni”, thuhet në njoftim.
Programi, i mbështetur nga “National Endowment for Democracy”, këtë vit sjell 8 filma të rinj të shkurtër dokumentarë. Këta filma, që do të shfaqen më 6 gusht në Ditën e Talentëve në DokuFest, janë një dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të studentëve të Shkollës sonë të Filmit.
Nënë mentorimin e Dea Gjinovci, Leart Rama dhe Eroll Bilibani, këta regjisorë të rinj kanë zgjeruar aftësitë e tyre dhe kanë sjellë tregimet e tyre unike në jetë. Punëtoritë e editimit, të pasuruara më tej nga mentorët alumni Trendelinë Halili, Flutura Balaj dhe Hana Ahmeti, janë siguruar që secili film të jetë i përpunuar në mënyrë perfekte.
Gama e larmishme e filmave të prodhuar këtë vit është një reflektim i kreativitetit të jashtëzakonshëm dhe përvojave të ndryshme të rinisë së Kosovës. Secili film është një punë dashurie, e formësuar nga ligjëratat dhe masterklasat nga regjisorë të njohur si Andrijana Stojkovic, Samir Karahoda, Ilir Hasanaj, Isidore Bethel dhe Norika Sefa.
“Këtë vit ne po shfaqim një diversitet të jashtëzakonshëm të tregimeve, ku secili film është një eksplorim unik i temave personale dhe shoqërore. Nga thellësitë tronditëse të një makthi të një vajze dhe beteja e saj me traumat e pathëna deri tek transformimi i shpejtë i industrisë së muzikës përmes inteligjencës artificiale, këta filma kapin thelbin e sfidave dhe ndryshimeve moderne”, thuhet më tej në njoftim.
“Vasha e Arratisur” sjell historinë prekëse të luftës së Shkurte Krasniqit për arsim dhe fuqizim, ndërsa “Gjurmë” zhytet në kompleksitetet emocionale të humbjes. “Peroni 7” nxjerrë në pah udhëtimin e Kosovës përmes liberalizimit të vizave dhe migrimit, duke ndërthurur tregime personale të fillimeve dhe të lamtumirave. “Ratrak” sjell ribashkimin e skitarëve, duke eksploruar sfidat brenda sportit, që vijnë në dritë përmes kujtimeve të dy miqve.
“Ustah” feston mjeshtërinë e hollë të artizanëve vendas, dhe “Wires Crossed” kronikon ribashkimin e dy vajzave, luftën e tyre me varësinë dhe rrugën drejt faljes.
Secili film jo vetëm që pasqyron kreativitetin individual të këtyre regjisorëve të rijnë, por gjithashtu ofron një vështrim të shumanshëm të jetës bashkëkohore në Kosovë.
“Përveç premierës së shumëpritur, këto filma ofrojnë më shumë sesa vetëm shfaqjen e talentit të regjisorëve të rinj; ata ofrojnë një dritare në shpirtin e rinisë së Kosovës, sfidat e tyre, ëndrrat e tyre dhe ndjekjen e pamposhtur të shprehjes. Shkolla e filmit “Future is Here” vazhdon të jetë një burim shprese dhe kreativiteti, duke vlerësuar përvojat e gjeneratës së re të Kosovës dhe duke forcuar themelet e talentit të kinematografisë sonë kombëtare”, thuhet më tej në njoftim.
Doku Fest bën thirrje që të bashkoheni më 6 gusht për të festuar dhe për t’i shikuar këta filma të jashtëzakonshëm dhe udhëtimin e pabesueshëm të gjeneratës së 12-të të “Future is Here”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje