LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 9° partlycloudy_day

Disa fshatra të Ferizajt prej vitesh vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit

Disa fshatra të Ferizajt prej vitesh vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit

Banorët e Fshatit të Vjetër, Talinoc, Bibaj, Dardani, Zllatar dhe Sojevë të Komunës së Ferizajt, po vazhdojnë të ankohen për mungesë të ujit shkaku i mos-funksionalizimit të fabrikës së ujit e cila është ndërtuar disa vjet më parë në fshatin Talinoc.

Për ndërtimin e kësaj fabrike, Komuna e Ferizajt pati marrë një kredi të butë në vlerë prej pesë milionë eurosh nga Qeveria e Austrisë, por deri më tash punimet ishin zvarritur.

Përfaqësuesi i fshatit Talinoc, Njazi Behluli,ka thënë se është shqetësuese se prej kaq shumë vitesh fabrika nuk është funksionalizuar, andaj ka kërkuar nga kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” dhe nga Komuna e Ferizajt të angazhohen për ta funksionalizuar fabrikën e re.


“Shpeshherë kemi ndërprerje të ujit të pijshëm e , sidomos gjatë kohës kur temperaturat janë të larta. Është shqetësuese se ne e kemi fabrikën e re në fshat e cila është ndërtuar vite më parë, por banorët përballemi me mungesë të ujit”, ka thënë Behluli.

Kenan Gashi, drejtor në rrjetin e OJQ-ve “Avonet” që monitoron zhvillimet në Komunën e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se institucionet komunale dhe ato të kompanisë “Bifurkacioni” duhet të bashkëpunojnë me qëllim që fabrika e re t’i furnizoj të gjithë banorët me ujë të pijshëm siç është planifikuar me projekt.

“Banorët e këtyre pesë fshatrave po vazhdojnë të kenë telashe me mungesë të ujit, ani pse disa herë kanë marrë premtime se kjo fabrikë do të ketë kapacitete të mëdha për furnizim, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Prandaj, ne si organizatë për çdo ditë pranojmë ankesa nga banorët e këtyre lokaliteteve lidhur me mungesën e ujit të pijshëm. Prandaj si OJQ, kërkojmë nga institucionet përkatëse të Komunës dhe të kompanisë që të bashkëpunojnë lidhur me qëllim që banorët e këtyre lokalitetve të kenë ujë të mjaftueshëm”, ka thënë Gashi.

Meriton Hajdini, drejtor i infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se komuna i ka kryer obligimet e veta për ta funksionalizuar fabrikën e re të ujit në Talinoc, mirëpo sipas tij kompania “Bifurkacioni” ka ngecur derisa ka siguruar disa pajisje teknike.

“Jemi në koordinim të mirë me drejtuesit e kompanisë “Bifurkacioni” me qëllim që fabrika e re të funksionalizohet dhe banorët mos të kenë shqetësime të tilla. Ne si komunë i kemi kryer procedurat tona, mirëpo kompania ka pasur disa telashe të vogla, por së shpejti do të funksionalizohet fabrika dhe do të ketë furnizim të rregullt të ujit për banorët e këtyre lokaliteteve”, ka thënë Hajdini.

Telegrafi, ka provuar të marrë edhe një deklaratë nga drejtori i kompanisë së “Bifurkacionit”në Ferizaj, Jeton Shabani, por nuk ka qenë i qasshëm./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet

Magazina
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Kalo në kategori