LAJMI I FUNDIT:

Mozilla dëshiron që përdoruesit ta duan më shumë Firefox-in sesa Chrome dhe Edge

Mozilla dëshiron që përdoruesit ta duan më shumë Firefox-in sesa Chrome dhe Edge

Mozilla dëshiron që përdoruesit ta duan Firefox-in më shumë se Chrome ose Edge, dhe me arsye të mirë.

Në nëntor 2022, Mozilla njoftoi se po shqyrtonte zgjatjen e afatit për përfundimin e mbështetjes së Firefox-it në platformat më të vjetra, transmeton Telegrafi.

Në mars 2023, kompania zbuloi versionin e zgjatur të mbështetjes (ESR) për Firefox, i cili u lëshua gjatë korrikut të atij viti në versionin Firefox 115.


Kështu, u zbulua se Mozilla dëshiron ta mbështesë Firefox-in për Windows 7 më gjatë, dhe është planifikuar edhe mbështetje më e gjatë për Windows 8 dhe 8.1, por nuk dihet se sa do të zgjasë.

Edhe pse versionet Windows 7, 8 dhe 8.1 të sistemit operativ të Microsoft nuk kanë një pjesë të madhe të përdoruesve, Mozilla dëshiron të rrëmbejë këtë bazë përdoruesish duke ofruar opsione të përditësuara të shfletuesit të Internetit.

Arsyeja për këtë është se Google Chrome dhe Microsoft Edge nuk i mbështesin më sistemet operative të përmendura. /Telegrafi/