LAJMI I FUNDIT:

Si mund të rreshtohet Milani sezonin e ardhshëm me Fonsecan dhe katër blerje të reja?

Si mund të rreshtohet Milani sezonin e ardhshëm me Fonsecan dhe katër blerje të reja?

Trajneri i ri i Milanit, Paulo Fonseca, atëroi në aeroportin Malpensa të shtunën dhe do të mbajë konferencën e tij të parë para gazetarëve nesër (e hënë).

Epoka e re e Fonsecas tek Milani sapo ka filuuar dhe ‘Rossonerët’ do të ribashkohen për fillimin e parasezonit nesër, e hënë. Tekniku portugez ka nënshkruar kontratë tre vjeçare në ‘San Siro’.

Gazzetta dello Sport raporton se si mund të rreshtohen ne fushë Milani nën urdhrat e ish-trajnerit të Romës për sezonin 2024/2025. Sipas të gjitha gjasave Fonseca pritet që të përdorë skemën 4-2-3-1.


Si mund të rreshtohet Milani nën urdhrat e Fonsecas me katër blerje të reja?

Prioriteti i Milanit është transferimi i një sulmuesi të ri pas largimit të Olivier Giroud në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas përfundimit të kontratës.

Alvaro Morata dhe Romelu Lukaku janë në mesin e sulmuesve që po përmenden për një transferim në ‘San Siro’ pasi bisedimet për Joshua Zirkzeen kanë mbetur peng shkaku i agjentit të lojtarit, Kia Joorabchian, i cili po kërkon 15 milionë euro komision që transferimi të realizohet.

Youssouf Fofana i Monacos është një tjetër prioritet i Milanit për mesfushën, ndërsa Strahinja Pavlovic është një opsion për mbrojtjen nëse Malick Thiaw largohet.

Emerson Royal i Tottenhamit po kërkohet për krahun e djathtë të mbrojtjes, por Spurs së fundmi refuzuan ofertën hapëse të Milanit për reprezentuesin brazilian./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Barcelona ka hartuar planin për rikthimin e Messit në festën e 129-vjetorit të krijimit të klubit

Barcelona ka hartuar planin për rikthimin e Messit në festën e 129-vjetorit të krijimit të klubit

La Liga

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Kalo në kategori