LAJMI I FUNDIT:

Kamerieri tregon se si i ndëshkon klientët e pasjellshëm: ‘Pjesa e preferuar e ditës’

Kamerieri tregon se si i ndëshkon klientët e pasjellshëm: ‘Pjesa e preferuar e ditës’

Kamerieri Dylan Carino nga Teksasi postoi një video në TikTok përmes secilës zbulon se si i ndëshkon klientët e pasjellshëm.

Carino shpjegon se disa klientë shpesh i shpërfillin rregullat dhe ulen në tryezë të pistë pa pyetur askënd dhe vetëm e zënë vendin.

Në të tilla raste, kamerieri thotë se i ndëshkon ata duke i lënë të presin për 20 minuta derisa të pyesin pse askush nuk i ka shërbyer.


@dylanpcarlino As a waitress #comedy #server #restaurant #serverlife ♬ original sound – Dylan

“Kur më thërrasin pas 20 minutave dhe më thonë ‘askush nuk na shërbeu’, unë ju them: ‘Çfarë po thoni si nuk ju ka shërbyer askush, tavolina e juaj është e mbushur me pjata”, tregon kamerieri.

“Ata më pas më thonë ‘këto pjata nuk janë tonat’ . Unë më pas ju them, ‘këto pjata nuk janë tuajat’? A keni hyrë në restorant dhe jeni ulur pa pyetur askënd? Dhe ata thonë: ‘Po’. Në të tilla raste ju them se nuk funksion kështu restoranti. Zgjohuni duhet të shkojmë të flasim me nikoqirët e restorantit”, shpjegoi amerikani.

Restorantet në përgjithësi funksionojnë sipas rregullave të caktuara dhe disa kanë nikoqirët e tyre të cilat drejtojnë klientët në tavolinat e tyre. /Telegrafi/