Ndihmë e papritur nëse keni probleme me teshtitjen e polenit: Këto insekte mund t’ju ndihmojnë
Merimangat mund të jenë mjaft të dobishme nëse vuani nga alergjitë sezonale
Merimangat në kopsht, madje edhe në shtëpi, mund t’ju ndihmojnë shumë nëse vuani nga alergjia ndaj polenit.
Pra, ndërsa arachnofobët mund të preferojnë të durojnë sytë e fryrë dhe teshtitjen, shkenca mund të jetë në gjendje t’ju bindë që t’i lini këto krijesa të bredhin në shtëpinë tuaj.
Në kulmin e sezonit të verës, numri i polenit është i lartë në ajër, që do të thotë se të sëmurët nga ethet e barit po i ndiejnë efektet shumë herë. Dhe ndoshta pikërisht këto insekte të pa dashur janë zgjidhja për ju.
Një studim nga Universiteti i Exeter tregoi se merimangat mund të mos jenë grabitqarë të vërtetë, siç besohet zakonisht, sepse një e katërta e ushqimit së tyre përbëhet nga poleni.
Studiuesi dr. Dirk Sanders zbuloi se merimangat që thurin rrjeta rrethore – si varieteti i zakonshëm i kopshtit – zgjedhin të hanë polen edhe kur ka insekte të tjera, transmeton Telegrafi.
Studimi zbuloi se rrjetat e forta të merimangës së mëndafshit bllokojnë gjahun e tyre të zakonshëm, por edhe polenin dhe sporet e kërpudhave që transmetohen nëpërmjet ajrit.
Merimangat rregullisht heqin dhe hanë rrjetat e tyre për të ricikluar proteinat e mëndafshit, ndërsa gjatë atij procesi konsumojnë edhe polen.
– Ne treguam se merimangat ushqehen me polen të kapur në rrjetën e tyre, ndërsa nëse kanë ushqim shtesë, ai përbën një pjesë të rëndësishme të dietës së tyre. Përqindja e polenit në dietën e merimangave në të egra ishte e lartë, prandaj ato duhet të klasifikohen si omnivorë, jo si mishngrënës – tha Dr. Sanders.
Siç raporton “Mirror”, rezulton se disa merimanga ushqejnë polen edhe të vegjlit e tyre. Megjithatë nuk dihet se si ia dalin ta hanë, pasi goja nuk është mjaftueshëm e madhe. Merimangat e vogla shfaqen në pranverë kur gjahu i insekteve është i pakët, por poleni dhe sporet e kërpudhave janë të bollshme.
Herën tjetër që të shihni një rrjetë merimangash në kopshtin tuaj, mund të jetë një ide e mirë ta lini aty ku është. Mund të jetë një rrjetë natyrale që pret për të kapur jo vetëm insektet e kopshtit, por edhe polenin bezdisshëm që ju shkakton po aq telash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt
Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet
Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden