LAJMI I FUNDIT:

Cila është diferenca e moshës mes çifteve të familjes mbretërore britanike? Ndoshta çuditërisht, zonjat janë më të vjetra

Cila është diferenca e moshës mes çifteve të familjes mbretërore britanike? Ndoshta çuditërisht, zonjat janë më të vjetra

Kur bëhet fjalë për Dianën dhe Charlesin, dihej se ai ishte edhe 12 vjet më i madh se ajo dhe ky është një nga dallimet më të mëdha mes çifteve mbretërore

Anëtarët e familjes mbretërore britanike janë gjithmonë në qendër të publikut botëror dhe martesat e tyre janë veçanërisht interesante për të gjithë.

Prej dekadash çdo spekulim është analizuar në detaje, shqyrtohet nëse vërtet jetojnë kështu çiftet që duken harmonikë në publik dhe një nga temat që intrigon është diferenca e moshës mes tyre.


Kur bëhet fjalë për Dianën dhe Charlesin, dihej se ai ishte edhe 12 vjet më i madh se ajo, dhe ky është një nga dallimet më të mëdha mes çifteve mbretërore, shkruan “Business Insider”, përcjell Telegrafi.

Charles dhe Camila

Mbretëresha Camilla është një vit më e madhe se mbreti Charles. Ndonëse ishin shumë të lidhur që në moshë të vogël, gjatë martesave me bashkëshortët filluan spekulimet për afrimitetin, vetëm në vitet e mëvonshme i qëndruan përballë njëri-tjetrit. Në kohën kur ata u martuan, mbretëresha ishte 58 vjeç, dhe mbreti ishte një vit më i ri.

Mbretëresha Camilla do të mbushë 77 vjeç në korrik, ndërsa mbreti Charles do të shuajë 76 qirinj në tortë më 14 nëntor.

William dhe Kate

Historia e djalit të madh të mbretit Charles dhe gruas së tij aktuale daton që në ditët e tij studentore. Sot, Princi William dhe Princesha Kate janë në një martesë harmonike, të cilës i janë bashkuar në vitin 2011 dhe kanë tre fëmijë.

Kate është gjithashtu më e vjetër se William, por pothuajse papërfillshëm – pesë muaj e gjysmë. Ata janë një brez, por Kate ka lindur në janar, ndërsa William është një “fëmijë pranvere”.

Harry dhe Meghan

Edhe pse zyrtarisht janë “jashtë” nga familja mbretërore, ata janë ende, natyrisht, të lidhur pazgjidhshmërisht nga gjaku me Charles dhe William. Ajo që bie në sy është se diferenca më e madhe në moshë mes tyre është në favor të Meghanit.

Ajo është tre vjet më e madhe – 43 vjet do të mbushë në gusht, ndërsa djali i vogël i mbretit Charles do të mbushë 40 në shtator dhe kështu do të hyjë në dekadën e tij të pestë.

Në çiftet e tjera mbretërore, burrat ishin më të vjetër se zonjat e tyre ose ishin bashkëmoshatarë.

Filipi ishte pesë vjet më i madh se Elizabeth, babai i saj Mbreti George ishte gjithashtu pesë vjet më i madh se nëna e saj mbretëreshë. Princesha Margharet ishte gjashtë muaj më e re se burri Antony Armstrong-Jones, Princi Andrew dhe Sarah Ferguson janë të së njëjtës moshë, ndërsa Princesha Eugenie është katër vjet më e re se Jack Brooksbank. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Intimitet dhe Pasion
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

A e dini se...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash

Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash

Lifestyle
Kalo në kategori