LAJMI I FUNDIT:

Zjarr masiv në Fier, flakët përfshijnë kodrat me ullishte

Zjarr masiv në Fier, flakët përfshijnë kodrat me ullishte

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e kësaj të shtune kodrat me ullishte në Peshtan të Vogël në Fier.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë duke dalë jashtë kontrollit teksa kanë përfshirë një sipërfaqe prej 5 ha.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë 6 mjete zjarrfikëse, të cilat janë angazhuar plotësisht për shuarjen e flakëve.


Aktualisht zjarri është vënë nën kontroll ndërsa forcat zjarrfikëse ende po punojnë për të shuar të gjitha vatrat në mënyrë që të evitohet riaktivizimi.

Kjo zonë përfshihet pothuajse çdo verë nga zjarret masive, për shuarjen e të cilave është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri.

Ndërkohë zjarri i sotëm fatmirësisht ndodhet larg zonës së banuar. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Deimel: Pasardhësja e Borell do të përballet me vështirësi, shkëmbimi territorial mes Kosovës dhe Serbisë mund të kthehet në agjendë

Deimel: Pasardhësja e Borell do të përballet me vështirësi, shkëmbimi territorial mes Kosovës dhe Serbisë mund të kthehet në agjendë

Politikë
Pas arrestimit të një qytetari në Serbi, Haxholli: Të vetmit që kanë bërë krime në Koshare janë forcat serbe

Pas arrestimit të një qytetari në Serbi, Haxholli: Të vetmit që kanë bërë krime në Koshare janë forcat serbe

Lajme
Dëshmia e Bislim Zyrapit në Hagë: S’kam qenë në dijeni për civilë serbë të rrëmbyer në rastin e Rahovecit

Dëshmia e Bislim Zyrapit në Hagë: S’kam qenë në dijeni për civilë serbë të rrëmbyer në rastin e Rahovecit

Drejtësi
Daçiq: Kemi arrestuar një person të dyshuar për

Daçiq: Kemi arrestuar një person të dyshuar për "krime lufte" ndaj ushtarëve serbë në Koshare

Lajme
Disa kandidatë për patentë shoferë përdorën pajisje të ndaluara, ikin nga provimi në Gjakovë

Disa kandidatë për patentë shoferë përdorën pajisje të ndaluara, ikin nga provimi në Gjakovë

Lajme
Trafikuan drogë me vlerë 3.3 milionë euro, arrestohet shqiptari, drejtuesi i grupit të kriminal

Trafikuan drogë me vlerë 3.3 milionë euro, arrestohet shqiptari, drejtuesi i grupit të kriminal

Lajme
Kalo në kategori