Panairi i tretë dedikuar grave zejtare në Prizren ka grumbulluar rreth 60 pjesëmarrëse që merren me punë artizanale. Pavarësisht sfidave me të cilat përballen, ato bëjnë përpjekje që t’i ruajnë teknikat tradicionale të punëdoreve, duke iu përshtatur edhe nevojave të kohës.
Zana Hoxha që merret me punimin e leshit për krijimin e qilimave tradicionalë thekson se puna ndonëse është e vështirë, megjithatë është edhe po aq e bukur pasi krijohen punime artizanale të vlefshme.
“Si çdo punë tjetër, edhe kjo kërkon vullnet dhe dëshirë. Nëse ke vullnet dhe dëshirë çdo gjë bëhet”, ka thënë ajo.
Hoxha ka theksuar se angazhohet në këtë artizanat për të ruajtur traditën e kamotshme.
“Unë kryesisht merrem me punimin e leshit, bëjë qilima tradicionalë, me qëllim që të ruajmë traditën tonë, sepse është diçka në zhdukje meqë nuk po punohet nga të rinjtë sado që ne mundohemi t’ua mësojmë”, është shprehur ajo për Telegrafin.
Ndërsa, organizimin e panairit e sheh si mundësi të mirë që gratë zejtare ti shpalosin produktet e tyre, por edhe të bashkëpunojnë me njëra tjetrën dhe ti shkëmbejnë përvojat.
Ky panair organizohet nga Oda e Prizrenit me partnerin Handwerkskammer (HWK) Koblenz të Gjermanisë.
Drejtuesi i Odës së Prizrenit, Afrim Tejeci ka theksuar se panairi i tretë i grave zejtare mbahet me 28, 29 dhe 30 qershor, me përfaqësues të zejtareve nga vendi dhe rajoni.
“Ky panair ka për qëllim promovimin e vlerave artizanale dhe punës së zejtareve, meqë ne si Odë i japim rëndësi fuqizimit ekonomik të grave. Gruaja e pavarur ekonomikisht do të thotë potencial për zhvillimin e vendit”, ka thënë Tejeci, raporton Telegrafi.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin ndërmjet Odës së Prizrenit dhe Odës së Koblenzit, që sipas tij, sjell dobi kulturore por edhe ekonomike për qytetin e vjetër dhe për Kosovën.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka pohuar se pushteti lokal i përkrah këto nisma meqë kësisoj arrihen efekte të shumëfishta, siç është mesazhi i kujdesit ndaj grave, pastaj mesazhi për zhvillim ekonomik, dhe për ngritje të përgjithshme të nivelit të kulturës, pasi këto aktivitete ndikojnë edhe në zhvillimin e turizmit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Trump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025