LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 7° fair_day

Vjen libri ”Artizanatet Tradicionale në Muzeun Etnologjik të Kosovës”, nga autori Bekim Xhemili

Vjen libri ”Artizanatet Tradicionale në Muzeun Etnologjik të Kosovës”, nga autori Bekim Xhemili

Bekim Xhemili kurator në Muzeun Etnologjik të Kosovës, sjellë librin e tij të parë për Artizanatet Tradicionale të Kosovës.

Libri është një udhëtim nëpër botën artizanale të Kosovës, që shpaloset me anë të fotografive mahnitëse të eksponateve, të aktiviteteve dhe të ambienteve muzeale, të cilat janë të ndërthurura me historitë njerëzore të artizanëve që i mbajnë gjallë traditat, transmeton Telegrafi.

Kopertina e Librit ”Artizanatet Tradicionale në Muzeun Etnologjik të Kosovës”

Xhemili për Telegrafin rrëfen si e ka filluar shkrimin e këtij libri dhe vështirësitë të cilat i ka hasur.


“Mbledhja e lëndës dhe materialeve për këtë libër ka fillua, që nga fillimi i punës time në muze si etnolog – kustos në vitin 2006, ndërsa punë të pandërprerë 4 vite deri në botim. Sfidat kryesore kanë qenë përzgjedhja e fotografive dhe teksteve, pasi kam pasur shumë materiale, pastaj intervistat me artizanët dhe artistët tradicional dhe historitë e tyre familjare”, thotë ai.

Punimi i plisave, foto nga Bekim Xhemili

Ai gjithashtu na njofton me përmbajtën e librit ku flet për argjendari, filigran, plisaxhinjë, drugdhendje, arti i lyerjes së fytyrës që praktikohet në disa zona shqiptare, farkëtari, poçar e shumë e shumë artizanate që i përkasin kulturës Shqiptare.

Poçari duke punuar, foto nga Bekim Xhemili

“Libri në pjesë qendrore ka punën, kontributin, të arriturat e Javës së artizanateve, që si aktivitet është organizuar në muzeun etnologjik në katër edicione, 2008,2010,2012,2014, me ç’ rast kanë prezantuar punën, zejen, mjeshtërinë dhe artin tradicional mbi 100 zejtarë nga vendet e ndryshme të Kosovës. Libri ka 3 kapituj, duke filluar me historinë e muzeut etnologjik, aktivitetet kulturore përgjatë viteve. Kapitulli dytë vazhdon me prezantimin e 10 zejeve kryesore të zejtarisë së vendit tonë, argjendaria – filigrani, plisaxhinjët, drugdhendja, tekstilet, arti i lyerjes së fytyrës, farkëtaria, briskaxhinjët punimet e bakrit, teneqexhinjët, poçaria. Libri ka 139 fotografi artistike, ku pjesa më e madhe janë nga koleksioni im privat. Pjesa e tretë e librin përfshinë kujtimet dhe përshtypjet e miqve besnik të muzeut përgjatë viteve”, tha ai.

Drugdhendësi duke punuar, foto nga Bekim Xhemili

Duke i pasë parasysh ndryshimet që ka pësuar bota dhe në veçanti kultura, ky libër sipas Xhemilit synon të promovojë rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

“Libri është një udhëtim i punës time shumëvjeçare në muze, në promovimin dhe demonstrimin e zejeve tradicionale ne ambientet e muzeut. Gjithashtu, libri paraqet artin e bukur popullor dhe eksponatet e fondit të muzeut. Botimi synon, përveç tjerash promovimin dhe sensibilizimin e rëndësisë së ruajtjes së trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe të trashëgimisë shpirtërore në veçanti”, tha ai.

Qilim i vjetër, foto nga Bekim Xhemili

Ndryshe autori Bekim Xhemili, planifikon që librin ta promovojë në vjeshtë së bashku me artizanët dhe bashkëpunëtorët, të cilët i falënderon për bashkëpunimin. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
FIFA po vjen me një risi – synohet zëvendësimi i VAR-it me një sistem që do të shkaktonte revolucion

FIFA po vjen me një risi – synohet zëvendësimi i VAR-it me një sistem që do të shkaktonte revolucion

Ndërkombëtare
Fotoja që po trondit rrjetet sociale: Një jashtokësor në aeroplan apo thjesht iluzion optik?

Fotoja që po trondit rrjetet sociale: Një jashtokësor në aeroplan apo thjesht iluzion optik?

Virale
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Ryva Kajtazi humbi personin më të shtrenjtë

Ryva Kajtazi humbi personin më të shtrenjtë

Magazina
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Kalo në kategori