LAJMI I FUNDIT:
Prizreni -2° partlycloudy_night

Komuna e Dragashit njofton për dëme të mëdha materiale si pasojë e reshjeve

Komuna e Dragashit njofton për dëme të mëdha materiale si pasojë e reshjeve

Komuna e Dragashit ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të dendura janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në fshatra të ndryshme të trevës së Opojës. Sipas njoftimit dëme ka pasur në infrastrukturë, amvisëri, biznese e bujqësi.

“Pas reshjeve të mëdha të shiut dhe breshrit  nga ora 12:00 e ditës së sotme, si pasojë e bllokimit të urave dhe daljes së lumenjve nga shtrati, janë shkaktuar vërshime të mëdha të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, si në rrugë publike, shtëpi, ura, shtylla elektrike, biznese, kultura bujqësore, objekte blegtorale dhe dëme të tjera në rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit, si dhe në mjete motorike, pajisje të ndryshme teknike etj. Në bazë të informacioneve që kemi pranuar nga stafi komunal i cili është në terren, Njësia e Zjarrfikësve dhe qytetarët, më të dëmtuara janë fshatrat Kuk, Bresanë, Kosavë, Pllajnik, Zaplluxhe dhe Kuklibeg”, thuhet në njoftim.

Aty theksohet se kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, si dhe stafi i Emergjencave, kanë ndërmarrë masat e nevojshme dhe kanë kërkuar ndihmë si nga organet qendrore, ashtu dhe nga Komuna e Prizrenit. “Gjithashtu, përveç mjeteve motorike si traktorëve, kamionëve dhe mjeteve të shërbimeve të Njësisë së Zjarrfikësve, kemi kontaktuar edhe biznese private të Komunës sonë, nga të cilët kemi kërkuar që të angazhojnë eskavatorët e tyre në fshatrat ku ka nevojë”.


Sipas Komunës, në këto momente nevojitet solidariteti dhe bashkëpunimi i të gjithë banorëve, në mënyrë që të tejkalohet kjo sfidë. “Andaj, apelojmë te të gjithë njerëzit dhe bizneset të  cilët posedojnë mjete, që t’u dalin në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për të sanuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet. Edhe pse dëmet janë shumë të mëdha, falë Zotit deri më tani nuk kemi asnjë viktimë në njerëz apo ndonjë person të lënduar”.

Krahas zyrtarëve komunalë në terren janë edhe ekipet e Zjarrfikësve, të QKMF-së dhe Policia.

“Kryetari i Komunës, nesër do të mbajë mbledhje urgjente të Qeverisë Komunale dhe, sipas dispozitave ligjore për menaxhimin e fatkeqësive natyrore, do të shpallë gjendjen adekuate, bazuar në gjendjen e krijuar pas vërshimeve”, përfundon komunikata.

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Kalo në kategori