LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 22° clearsky_night

Vërshimet në Opojë, zëvendëskryeministrja Rexhepi kërkon veprime urgjente për t’i ndihmuar qytetarët

Vërshimet në Opojë, zëvendëskryeministrja Rexhepi kërkon veprime urgjente për t’i ndihmuar qytetarët

Zëvendëskryeministrja e Kosovës për komunitete, Emilija Rexhepi ka kërkuar veprime urgjente lidhur me situatën e krijuar pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shiut në Dragash dhe Zhupë.

Rexhepi ka bërë të ditur se ka kërkuar nga disa ministri veprime për ofrimin e ndihmës për qytetarët e prekur.


“Të nderuar qytetarë, për shkak të reshjeve të dendura dhe motit të lig që kanë prekur Zhupën dhe Dragashin, menjëherë kam njoftuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Energjisë, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për sanimin e pasojave nga reshjet dhe ofrimin e ndihmës për qytetarët e rrezikuar”, thuhet në njoftimin e saj.

Aty gjithashtu theksohet se kjo situatë kërkon veprim urgjent dhe të koordinuar nga të gjitha institucionet kompetente. “Nuk do të tolerojmë asnjë vonesë në ofrimin e ndihmës. Të gjitha shërbimet përkatëse janë maksimalisht të angazhuara dhe të përgjegjshme në kryerjen e detyrave të tyre”, shkruan në njoftim.

Rexhepi ka shprehur qëndrimin se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për mbrojtjen e qytetarëve të saj dhe se pret “që të gjitha institucionet të reagojnë shpejt dhe me efikasitet për të zbutur pasojat e kësaj stuhie të rëndë”.

Në trend

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Lajme
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Evropa

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Si të hiqni gërvishtjet nga makina juaj pa shkuar te mekaniku?

Si të hiqni gërvishtjet nga makina juaj pa shkuar te mekaniku?

Stil
Kalo në kategori