Kiko Casilla zbulon se goli i Benzemas kundër Liverpoolit në 2018 nuk ishte rastësi
E mbani mend finalen e Ligës së Kampionëve të luajtur në vitin 2018?
Karim Benzema shënoi golin e parë kundër Liverpoolit kur Loris Karius tentoi të gjente një bashkëlojtar, duke rrokullisur topin.
Por, sulmuesi francez ishte shumë i vëmendshëm, dhe vuri këmbën përpara, me topin që e goditi dhe më pas u fut në rrjetë.
Shumë ia atribuan golin e parë në Kiev një gabimi të portierit gjerman, por ish-lojtari i Real Madridit, Kiko Casilla, këmbëngul se fati nuk kishte të bënte me të.
“Karim kishte studiuar Karius për gjysmë ore. Ai e dinte se mund ta bënte atë gabim”, ka rrëfyer Kiko.
“Nuk është e rastësishme – ai e dinte se Karius ndonjëherë fillonte të luante paksa shumë shpejt dhe pa shikuar”, zbuloi Casilla në podkastin e Offsiders.
Çfarë mendoni, ishte thjesht një rastësi apo legjenda franceze e pa topin që po vinte dhe shfrytëzoi atë? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn