LAJMI I FUNDIT:
Peja 25° clearsky_night

Hapja e qendrës për të moshuarit në Novosellë të Pejës, kërkesë e kahmotshme e banorëve

Hapja e qendrës për të moshuarit në Novosellë të Pejës, kërkesë e kahmotshme e banorëve

Qëndrimi ditor për moshat e treta është shtuar së fundmi edhe në bashkësinë territoriale të Radacit, më konkretisht në Novosellë të Pejës.

Kjo qendër për të moshuarit ofron një ambient të përshtatshëm për secilin, duke pasur këndin e argëtimit dhe atë të pushimit por duke mos munguar as pjesa e kuzhinës.


Sipas Drejtoreshës për Mirëqenie Sociale Albulena Mujaj-Bajraktaraj, hapja e këtij qëndrimi ditor ka qenë kërkesë e hershme e qytetarëve të kësaj zone duke shtuar se këtë kanë arritur ta bëjnë në kordinim me kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri, duke përcaktuar Qendrën Multifunksionale në Novosellë si vendin ideal për hapjen e saj.

Qëndrimi ditor në Novosellë/ Foto Fatjona Pelaj

“Është caktuar pikërisht bashkësia territoriale Radac, sepse një qendër e tillë ka qenë kerkesë prej vitesh e banorëve, andaj edhe me përkrahjen e kryetarit Muhaxheri është përcaktuar që qendra te gjejë vend pikërisht në Novosellë”, ka thënë Mujaj-Bajraktaraj.

Këndi i lojrave/ Foto Fatjona Pelaj

Për Mujaj-Bajraktaraj, hapja e kësaj qendre ditore është bërë i mundur falë bashkëpunimit në mes Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe organizatës Syri i Vizionit në kuadër të projektit AGE+.

Këndi i pushimit/ Foto Fatjona Pelaj

“Duke e pasur parasysh domosdoshmërinë e kujdesit ndaj personave të moshës së tretë, Drejtoria e Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me organizatën Syri i Vizionit, në kuadër të projektit AGE+, ka paraparë edhe hapjen e kësaj qendre ditore, meqë këtyre personave do tu ofrohet një ambient ku ata do të kalojnë kohën e lirë”, është shprehur ajo.

Kuzhina e cila ofrohet për moshat e treta/ Foto Fatjona Pelaj

Këndi i relaksimit/ Foto Fatjona Pelaj

Gjithashtu vlen të përmendet që në kuadër të këtij projekti parashihen shumë aktivitete, në të cilat do të zhvilliohen sesione informuese për përdorimin e teknologjisë, seanca vetëdijësuese për kujdes ndaj shëndetit dhe seanca psiko-sociale. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Lifestyle
Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Serbia
Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Kombëtarja e Shqipërisë
PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

Ligue 1
Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Botë
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori