LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 21° clearsky_day

Rifunksionalizohet aeroporti civil në Banjë të Malishevës

Rifunksionalizohet aeroporti civil në Banjë të Malishevës

Komuna e Malishevës të shtunën ka njoftuar se është rifunksionalizuar aeroporti civil në fshatin Banjë. Në këtë ditë është realizuar dhe ulja e parë pas 25 vitesh, ku në bord ka qenë kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati.

“Në paraditen e  15 qershorit, për ta pritur uljen e parë të aeroplanit në të cilin ndodhej, kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, kishin dalë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtorë, këshilltarë, asamblistë dhe shumë qytetarë”, thuhet në njoftimin e Komunës, raporton Telegrafi.


Kryetari Kastrati ka theksuar se kësisoj hapet rruga për aftësimin e pilotëve të rinj.

“25 vjetori i çlirimit të Komunës së Malishevës dhe ditës së dëshmorëve, Malishevën dhe qytetarët e sajë po i gjen me një zhvillim më të  lartë ekonomik, me mirëqenie më të mirë familjare, me arsim e shëndetësi, sport e kulturë, me infrastrukturë  të zhvilluar, por sot edhe me rifunksionalizimin e aeroportit civil në fshatin Banjë, që për ne dhe qytetarët, do të hapen mundësi të reja ekonomike si dhe të mësimit e aftësimit të kuadrove për  pilot të rinj në mbarë Kosovën, të cilën do ta mundësoj shkolla e pilotëve dhe infrastruktura e kapaciteteve njerëzore që do të operacionalizohet shpejt, me këtë rifunksionalizim të aeroportit civil në Banjë”, ka thënë Kastrati.

Sipas njoftimit, edhe pilotët janë shprehur me emocione të veçanta, teksa është kërkuar edhe investimi nga niveli qendror në fushën e aviacionit civil, “pasi rëndësia e saj është jetike për shtetin tonë”.

Për të mbarë vajtur gjithçka sipas planit, Komuna ka bërë të ditur se kanë qenë të angazhuar edhe Policia e Kosovës, stacioni në Malishevë, njësia e zjarrfikësve dhe QKMF- ja në Malishevë.

Në trend

Më shumë
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë
Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?

Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?

Botë
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Siguri
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Botë
Kalo në kategori