LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 26° partlycloudy_day

Gjobitet me 200 euro qytetari nga Gjilani për hedhje mbeturinash

Gjobitet me 200 euro qytetari nga Gjilani për hedhje mbeturinash
Foto: Arkiv/Ilustrim

Drejtoresha e Inspekcionit të Komunës së Gjilanit, Entela Hyseni ka njoftuar se drejtoria në fjalë ka gjobitur një qytetar me 200 euro për hedhje mbeturinash.

Sipas njoftimit, qytetari kishte hedhur mbeturina nga vetura në kontenierë, në lagjen Bojanina.

Sipas drejtoreshës Hyseni, kjo po bëhet me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të hedhjes së mbeturinave dhe krijimit të një mjedisi më të pastër.


“Pas ndërmarrjes së masave inspektuese, është identifikuar automjeti dhe pala, të cilit i është shqiptuar gjoba për hedhje mbeturinash”, tha Hyseni.

Tutje, Hyseni tregon se kohë më parë kanë lëshuar njoftim që ka të bëjë me ndalimin e hedhjes së mbeturinave në hapësirat e përbashkëta, korridore, shkallë, ashensorë e të ngjashme.

“Personat fizikë e juridikë që nuk e respektojnë këtë njoftim, do tê sanksionohen në harmoni me Rregulloren për Shërbime Publike Komunale”, tha Entela Hyseni, drejtoresh e Inspekcionit. /Telegrafi/.

Në trend

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Evropa
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Boks
Kalo në kategori