LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 18° clearsky_night

Festa e Ditës së Çlirimit të Prizrenit përmbyllet me koncertin e grupit “Elita 5”

Festa e Ditës së Çlirimit të Prizrenit përmbyllet me koncertin e grupit “Elita 5”

Koncerti i rok bendit “Elita 5” ka ndezur atmosferën në Prizren, duke përmbyllur kësisoj aktivitetet kulturore për Ditën e Çlirimit të qytetit.

Publiku i pranishëm në kejin mes “Urës së Arastës” dhe “Urës së Gurit”, i përbërë nga mosha të ndryshme, ka kënduar bashkë me muzikantët e shquar për rreth një orë e gjysmë, duke udhëtuar nëpër kohë prej hiteve të hershme e deri te kënga e sapo publikuar “Natën e mirë”.


Hapësira në kej ka qenë e ngushtë për ti zënë të gjithë adhuruesit e rok bendit nga Tetova, dhe për këtë arsye koncerti është ndjekur edhe nga “Ura e Arastës” por edhe nga bregu tjetër i lumit.

Në hapje të koncertit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj duke shprehur kënaqësinë për praninë e numrit të madh të publikut ka theksuar se ‘ëmbëlsira është ruajtur për fund’.

“Sot kemi pas program gjatë tërë ditës. Mirëpo programi përfundon në skenën buzë Lumbardhit, sikurse qershia mbi tortë, me bendin, të cilin nuk ka nevojë ta prezantojmë sepse të gjithë e dinë se kush janë “Elita 5″”, ka thënë Totaj.

Tutje ka ftuar të pranishmit që ta shijojnë koncertin e grupit legjendar. “Unë personalisht jam adhurues i rok muzikës dhe në këtë cilësi, jo rastësisht jam këtu sonte, sepse rok muzika është më shumë se muzikë është mënyrë e të menduarit, filozofi dhe shumë gjëra tjera, dhe kjo festë do të jetë edhe më e bukur me një performancë të jashtëzakonshme. Shijojeni muzikën dhe bashkë festojmë 25 vjetorin e çlirimit të qytetit tonë për të vazhduar rrugëtimin drejt sukseseve të reja”, është shprehur Totaj.

Më pas në skenë kanë dalë anëtarët e grupit “Elita 5” që me muzikën e tyre kanë elektrizuar masën. Koncerti ka nisur me këngët “Mohikani i fundit” dhe “Welcome to Albania”.

Para se të paralajmëroj këngën “Nuk jam diktator”, këngëtari i grupit, Arif Ziberi ka uruar qytetarët e Prizrenit për 25 vjetorin e çlirimit të Prizrenit.

“Falënderojmë Komunën e Prizrenit dhe kryetarin për organizimin e këtij koncerti. Është një kohë shumë e bukur, një atmosferë e bukur dhe shpresoj të këndojmë dhe të kënaqemi së bashku”, ka thënë Ziberi.

Më pastaj koncerti ka vijuar me hitet e pavdekshme të grupit si “Harroje vetminë”, “Al Capone”, “Më fal”, “Faleminderit”, “Të pres”, por edhe “Tornado”, që shpesh herë janë kënduar bashkë me publikun.

Në ndërkohë në formë instrumentale janë ekzekutuar edhe këngët si “Xhamadani vija vija”, himni kombëtar dhe “Mora fjalë”, ku kitaristi Valon Gashi ka dhuruar spektakël.

Në këtë mbrëmje festive, janë kënduar edhe këngët “Çka m’ka syri që loton”, “Sajzeza” dhe “Natën e mirë”, teksa këngëtari Arif Ziberi krahas publikut në kej, ka ftuar edhe ata në “Urën e Arastës” që ta shoqërojnë.

Me insistimin e publikut, bendi në fund të koncertit ka ekzekutuar edhe këngën “E urrej shiun”, duke përmbyllur në këtë mënyrë një natë të paharrueshme me muzikë rok në Prizren. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Turqia
Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Magazina
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Siguri
Kalo në kategori