Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, gjatë së martës ka raportuar për të arriturat dhe sfidat me të cilat janë përballur për gjashtë muajt e parë të këtij viti. Por, qytetarët dhe përfaqësuesit e lokaliteteve kërkuan më shumë projekte infrastrukturore me arsyetime se disa lokalitete kanë mbetur pa investime.
Aliu para qytetarëve prezantoi edhe Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2025/2027, për të cilën u zotua se do t’i inkorporon edhe kërkesat e reja të qytetarëve sipas mundësive buxhetore.
Për vitin 2025 buxheti i kësaj komune është planifikuar të jetë 46 milion e 393 mijë euro, ndërkaq për investime kapitale janë planifikuar të shpenzohen gjithsejtë 12 milion e 102 mijë euro.
Fadil Halili, përfaqësues i fshatit Dardani, ka kërkuar nga komuna investime kapitale në rrjetin e kanalizimit, ujësjellësit dhe investime për ndërtimin e fushës sportive.
“Kemi marrë premtime se do të ndërtohet nj fushë e madhe sportive, por nuk është realizuar. Kemi nevojë për rregullimin e rrjetit të kanalizimit, ujësjellësit, pastaj për mirëmbajtjen e varrezave dhe rregullimin e disa rrugëve të arave sepse janë me dhjetëra hektar të tokave bujqësore që rrugët janë të pakalueshme”, ka kërkuar Halili.
Njazi Behluli, kryetar i fshatit Talinoc, ka kërkuar nga komuna rregullimin e rrjetit të ujësjellësit pasi që banorët kanë marrë premtime disa herë që fabrika për përpunimin e ujit që është ndërtuar në këtë lokalitet do të ketë ujë të mjaftueshëm për afër dhjetë fshatra, por një gjë e tillë sipas Behlulit nuk po ndodh.
“Sikur të ishte drejtori i Ujësjellësit këtu e kisha ditur se çka do t’i thosha, por ju si kryetar i komunës kërkoj që të angazhoheni rreth kësaj çështje sepse kemi telashe me mungesë të ujit. Pastaj kemi telashe që objekti i ri i shkollës megjithëse është në fazën finale të punimeve, aty është nevojë urgjente e fshatit që të finalizohet”, ka kërkuar Behluli
Edhe Fadil Lipovica nga fshati Softaj, ka kërkuar nga komuna rregullimin e oborrit të shkollës, pasi që sipas tij nxënësit janë të rrezikuar nga gjarpinjtë. “Oborri i shkollës është urgjente të rregullohet sepse aty ka edhe gjarpinj e, për këtë çështje është në dijeni edhe drejtori komunal i Arsimit, por që deri tash nuk është bërë diçka konkrete. Pastaj rrugët e arave janë të pakalueshme dhe të domosdoshme për investime”,ka thënë Lipovica.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, para qytetarëve , është zotuar se projektet me prioritet do të futën në listën e investimeve kapitale dhe gradualisht qytetarëve po u ofrohen kushte dhe mirëqenie më e mirë.
Aliu, njoftoi se sivjet qytetarët do të paguajnë për 33 për qind më pak në tatimin në pronë.
“Në vitin 2023, tejkaluam planin për të hyrat vetanake për 36.11 për qind, pastaj hartuam organogramin e ri të Komunës, për t’i dhënë administratës e shërbimeve komunale, një dinamikë të re të punës. Përfunduam me të gjitha standardet e nevojshme, me shteg të çiklistëve, trotuare të gjera, ndriçim publik, drunj dekorativ, rregullimin e pjesës së mbetur të rrugës ‘Ahmet Kaçiku’ (nga shkolla ‘Gjon Serreqi’ deri tek rrethrrotullimi i rrugës ‘Gursel e Bajram Sylejmani”’, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi e financimi me Ministrinë e Infrastrukturës, për projektin e asfaltimit të rrugës Babush-Cërnillë-Mirash dhe rrugës Ferizaj- Pleshinë”, ka thënë Aliu.
Të pranishmit janë njoftuar nga kryetari Aliu edhe për fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale,pastaj për fushën e zhvillimit ekonomik e turizmit si dhe për fushën e bujqësisë. Kryetari Aliu, në këtë takim publik ka thënë se në kuadër të Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027 janë paraparë edhe struktura e shpenzimeve sipas kategorive ekonomike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Foto-3-380x233.jpg)
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër
![Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-196-380x233.jpg)
Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia "tradicionalisht hungareze"
![UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/e49b2f35-897b-4d36-bf40-8f625c5c6090thumbnail13262943202546968116-380x233.jpg)
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian
![Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/449146470_1017109236446379_8617828449156573957_n-380x233.jpg)
Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe
![Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_2-99-380x233.jpg)
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë
![Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Cristiano-Ronaldo-2-scaled-1-380x233.jpg)
Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-230938-380x233.png)
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
![Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kurti-ne-bruksel-380x233.jpg)
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
![Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-38-380x233.png)
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
![Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/i-don-t-get-why-jlo-feels-the-ne-380x233.png)
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
![Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-233751-380x233.png)
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
![Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kevin-de-bruyne-380x233.png)
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë