Temperaturat që po mbretërojnë në ditët e fundit, mbi 30 gradë Celsius, kanë nisur t’i shqetësojnë bujqit. Ata druajnë se i nxehti i madh do t`ia humbë peshën specifike grurit. Andaj, vlerësohet se mund të ketë ulje të prodhimit të grurit nga 20 deri në 30%.
Profesori Universitar i Bujqësisë, Imer Rusinovci, tha se nga kjo, mund të kemi ulje të prodhimit nga 20 deri në 30%. “Kjo dukuri përkon me stërpjekjen e grurit ose pjekjen e dhunshme, që quhet vala e nxehtë dhe zakonisht koincidon me reduktim të prodhimit për 20 deri në 30%, varësisht se sa zgjatë kjo ngrohje”, tha për RTK, Rusinovci.
Fermeri Valon Vehapi, i cili këtë vit ka të mbjellë me grurë afër 80 hektarë, ngre shqetësimin se nëse ditëve në vijim temperaturat janë të larta, gruri mund ta humbë peshën specifike.
“Në bujqit çka lutemi, gjatë tërë vitit ne lutemi që mos të kemi fundin e majit dhe fillimin e qershorit, ngritja e temperaturave, për arsye se qetash këto ditë, i ka që nga 25 maji, deri me 10 qershor dikund kur gruri e mbush kokrrën, e plotëson, nëse temperaturat janë mbi 30 gradë , gruri fillon edhe e ngut procesin edhe bëhet rrudhja e kokrrës”, tha ai.
Shqetësimin e njëjtë e ka edhe fermeri tjetër, Mehdi Bresilla, i cili ka 4.5 hektar sipërfaqe të mbjella me grurë.
“Unë pres, nëse kushtet normale pres t’i marrë 7500-8000 kg për hektar, po kjo nuk do të ndodhë, sepse nuk do të kemi rendiment fare ose 1000-2000 kg kualitet shumë të dobët edhe krejt kokrra e grurit ka me u shterrë edhe ka me shku bashkë me frymë”, tha ai.
Sipas parashikimit të motit, java në vazhdim do të arrijë temperatura rreth 30 gradë. Instituti Hidrometeorologjik po ashtu thekson se shkalla e avullimeve është e lartë dhe në këto temperatura të larta edhe humbjet e sasive të lagështisë të cilat u formuan si rezerva gjatë muajit maj janë duke humbur, mesatarisht 5 litra për metër katrorë, gjë që edhe kushtet agrometeorologjike thuhet se janë duke u keqësuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova