Dibra si qytet asnjëherë nuk ka patur parkingje me pagesë. Ashtu është edhe sot. Deri sa qytetet tjera të vendit nga parkingjet përfitojnë mjete të shumta, në Dibër kjo nuk ndodh. Edhe tani kur mungesa e parkingjeve është shumë e madhe, pushteti vendor assesi të vendos parking me pagesë. Për këtë shkak, shpeshherë ka edhe debate të nxehta në institucionet e pushtetit vendor. Viteve të fundit ka patur në kontinuitet debate për vendosjen e pagesës për parkimin e automjeteve, por kjo nuk ndodh. Prandaj me të drejtë një anëtar i këshillit të komunës Dibër në seancën e fundit tha – “bujrum në Dibër parkingjet janë pa pagesë”.
Numri i madh i automjeteve, prezenca e përditshme e banorëve të komunave rurale Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostush me automjete në Dibër, si dhe vizita e shtetasve shqiptarë nga vendbanimet kufitare në Dibër, ka shkaktuar pothuajse një kaos të vërtetë në komunikacion kur është në pyetje parkimi. Qyteti ka vetëm një numër të vogël të parkingjeve të cilët as nga së afërmi nuk janë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat për parking. Edhe përkundrejt kësaj situate deri sot pushteti vendor nuk ka sjell vendim që parkingu të bëhet me pagesë. Paralajmërime ka patur, por këta paralajmërime nuk janë realizuar. Emin Vërzivolli është anëtar i Këshillit të komunës Dibër. Shpesh herë ka kërkuar në seancat e këshillit të vendoset pagesë për parkimin e automjeteve. Ai thotë se në mungesë të parkingjeve, pagesa sa do pak do t’i detyronte bashkëqytetarët të pandërgjegjshëm të cilët me javë të tëra i lanë automjetet e tyre në parkingje dhe t’i lirojnë parkingjet. Poashtu sipas tij, nga pagesa do të përfitoj komuna Dibër dhe do të bëjë disa punësime me mjetet që do të grumbulloheshin nga parkimi i automjeteve. Ai potencon se në të gjithë qytete e vendit bëhet pagesë për parking dhe pse të mos bëhet edhe në Dibër.
“Rreth këtij problemi kamë parashtruar pyetje nga fillimi i mandatit tim si këshilltar. Prandaj pushteti vendor duhet të sjell ndonjë vendim që ta tejkalojë problemin”, ka thënë Vërzillovi dhe shton se me ardhjen e mërgimtarëve gjatë sezonit veror situata do të vazhdoj të përkeqësohet dhe do të ketë një kaos në komunikacion ashtu siç ndodh çdo verë. Ai poashtu kërkon që në prag të sezonit veror të përcaktohen parkingje plotësuese dhe rrugë të cilët do të jenë në një korsi me qëllim që të mos ketë situata të padëshirueshme në komunikacion.
Pushteti vendor ka paralajmëruar mundësinë të filloj pagesa e parkimit të automjeteve. Vitet e fundit duke marr parasysh mungesën e parkingjeve, gjatë sezonit veror ka mundësuar hapjen e oborreve të shkollave të cilët gjenden në pjesën qendrore të qytetit për parking. Udhëheqësit e komunës theksojnë se kështu do të jetë edhe këtë vit dhe paralajmërojnë aktivitete së bashku me institucionet të tjera që kanë të bëjnë me rregullimin e komunikacionit në qytet. Ata shpresojnë se prezenca e madhe e mërgimtarëve dhe automjetet e shumta gjatë sezonit do të menaxhohen ashtu siç duhet me aktivitete që ka ndërmarr komuna Dibër. Shpesh herë por jo vetëm tani, tendenca për të mos vendosur pagesë për parking në Dibër nga popullata lidhet me përcaktimet politike parazgjedhore. Ndoshta këta përcaktime nuk mbajnë, por bllokimi i parkingjeve nga automjetet me javë nuk mund të tolerohet.(koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Kërcënoi Kurtin në emër të “Brigada Sever”, arrestohet një person në Zveçan
Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit për Punë Sociale
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025