LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 17° clearsky_night

Drejtoria e Arsimit në Gjakovë shpall konkurs për ndarjen e 100 bursave

Drejtoria e Arsimit në Gjakovë shpall konkurs për ndarjen e 100 bursave

Drejtoria e Arsimit në komunën e Gjakovës ka shpallur konkursin për ndarjen e 100 bursave për studentët e komunës së Gjakovës, të cilët studiojnë në Universitete Publike, në fusha të ndryshme studimi.

Në njoftimin për ndarjen e bursave janë bërë të ditura edhe disa nga kriteret që duhet të plotësohen nga studentët të cilët duan të aplikojnë për mundësinë që të jenë përfitues të këtyere bursave nga DKA – Gjakovë.


Sipas njoftimit thuhet se përparësi kanë studentët që notën mesatare e kanë nga 9 e deri në 10, si dhe studentët gjendja e të cilëve vlerësohet ekonomikisht e vështirë.

Ndërsa DKA gjithashtu ka potencuar se në kushtet e barabarta të vlerësimit, përparësi kanë fëmijët e dëshmorëve, invalidëve të luftës, veteranëve të luftës si dhe familjeve që kanë dy apo më tepër studentë.

DKA përmes këtij njoftimi ka bërë të ditur që të gjithë studentët që janë banorë të komunës së Gjakovës, e që janë të regjistruar në fakultete të Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, duke përjashtuar studentët në studime pasuniversitare – master dhe doktoraturë, kanë të drejtë të konkurrojnë për ndarjen e këtyre bursave të studimit.

Data e fundit për aplikim për mundësinë e përfitimit të këtyre bursave është 13 qershor 2024, ka bërë të ditur ndër të tjera Drejtoria e Arsimit në Gjakovë./Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Siguri
Si të shmangni kafshimin e gjarprit? Thjesht bëni këtë dhe helmuesi do të ikë me shpejtësi

Si të shmangni kafshimin e gjarprit? Thjesht bëni këtë dhe helmuesi do të ikë me shpejtësi

Shëndetësi
Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse

Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse

Lifestyle
Në

Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut

Siguri
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Drejtësi
Kalo në kategori