LAJMI I FUNDIT:

Bislimovski: Importi i zvogëluar mund të ndikojë në uljen e çmimit të rrymës elektrike

Bislimovski: Importi i zvogëluar mund të ndikojë në uljen e çmimit të rrymës elektrike

Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski paralajmëroi se, mund të pritet ulje e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se, po bëhen analizë e cila duhet të tregojë nëse ka nevojë dhe a do të ketë mundësi të vendosim edhe një orë shtesë të tarifës së lirë të rrymës, e cila do të vendoset nga ora 15 deri në 16.

“Qëllimi i kësaj është që t’i dërgojnë sinjal furnizuesit universal EVN Home dhe EMV-së, në ato periudha kur çmimi i energjisë elektrike është më i lirë, ajo të blihet në bursa, me qëllim që ai çmim i lirë i energjisë elektrike të jetë në interes të qytetarëve”, tha Marko Bislimovski.


Sipas tij, bumi i investimeve në energji solara ndihmoi që shteti ta ulë importin e energjisë dhe me atë mund të ketë ulje të çmimit të rrymës për amvisëritë, por edhe të zgjerohet tarifa e lirë.

“Deri më tani, ajo që është ndërtuar kontribuoi që të kemi situatë që gjatë ditës, kur prodhojnë fotovoltaikët posaçërisht në muajt pranveror dhe veror, të kemi dallim serioz të çmimeve në atë periudhë të ditës. Do të thtoë, prej 10-11 deri në orën 16-17 dhe ai çmim është diku tre herë më i ulët se sa çmimi pas orës 18-19. Tani duhet që atë përfitim ta transferojmë edhe te qytetarë”, tha Marko Bislimovski.

Bislimovski informoi se, prodhimi i energjisë elektrike nga panelet fotovoltaike në vitin 2023 është rritur për gati 300 për qind dhe është rreth 300 gigavat orë./tvklan.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori