LAJMI I FUNDIT:

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Gjatë një kontrolli rutinë të trafikut në qytetin polak Garwolin, oficerët e policisë ndaluan një shofer 21-vjeçar të Skoda, me origjinë nga Nepali.

Burrit iu kërkua patentë shoferi për inspektim dhe aty u krijua konfuzioni.


Gjegjësisht, punonjësit e policisë e kanë parë dokumentin dhe kanë menduar se është falsifikim. Rasti i pazakontë ka ndodhur më 14 maj në orët e mbrëmjes, raporton tvn24.pl.

“Në patentë shoferi shkruhej se ka lindur më 24 tetor 2059. Mungonin vulat, ndërsa letra ishte prerë në mënyrë të pabarabartë. Nuk kishte asnjë firmë nga autoriteti që ka dhënë lejen”, njoftojnë autoritetet.

Në Nepal, nga vjen shoferi i ri, zyrtarisht përdoret kalendari Bikram Sambat, sipas të cilit viti është 2081.

Në këtë rast, data e lindjes (2059) do të përputhej. Sidoqoftë, ka data të tjera në dokument: lëshimi – 31 mars 2023 dhe data e skadimit – 30 mars 2028.

Patentë shoferi i është konfiskuar, ndërsa vetura i është dorëzuar personit të autorizuar. Ndaj 21-vjeçarit ka nisur procedimi për falsifikim të mundshëm. /Telegrafi/