LAJMI I FUNDIT:

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet sot në ditën kur do të mblidhet Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës tha se do të ishte fatale për ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të injoronin formulën e Martti Ahtisaarit për paqen dhe rekomandimin e Asamblesë Parlamentare, ku me 83 për qind të votave u rekomandua anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion.

Knaus në një postim në X shkruan po ashtu se fatale do të ishte edhe po të injorohej një propozim shumë i mirë nga Qeveria e Kosovës për të trajtuar me mirëbesim dhe mbi bazën e një propozimi të fortë një çështje përfundimtare, të pazgjidhur prej kohësh.

“Dhe për të përfunduar në vend të kësaj: Serbia mund të vërë veton ndaj përparimit të Kosovës. Duhet të pajtohet me atë si do të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, por të cilën nuk do ta bëjë”, shkruan Knaus.



Drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet po ashtu në një postim tjetër në platformën X shkruan se ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet të caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm brenda disa javësh, në mënyrë që të mund të votojnë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit.

“Kjo do t’i dërgonte një sinjal të qartë Serbisë se shtetësia e Kosovës është këtu për të qëndruar dhe gëzon mbështetjen e plotë të demokracive evropiane”, shkruan Knaus.

Ai tutje thotë se Martti Ahtisaari me siguri do të kishte qenë shumë i kënaqur ta shihte Kosovën në Këshillin e Evropës këtë vit.

“Dhe të shpresojmë se ky brez diplomatësh nuk do të shkatërrojë atë që ndërtoi një brez i mëparshëm”, thotë Knaus. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori