LAJMI I FUNDIT:

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Deputeti i Parlamentit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Sasha Magazinoviq, i cili është edhe kryesues i delegacionit të BiH në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës pasi ka votuar pro Kosovës ka marr kërcënime përmes rrjeteve sociale.

Këtë e ka bërë të ditur vetë deputeti Magazinoviq ditë më parë përmes një postimi në X.

“Po ndaj me ju disa nga përmbajtjet që më janë dërguar këto ditë… Ata duan vdekjen, sëmundjen, kanë ide mizore se çfarë duhet të ndodhë me atë që urrejnë. Në këtë rast të veçantë – unë. Njerëzit me të cilët ndajmë hapësirën tonë të jetesës, ecim pranë, pimë kafe, janë plot urrejtje dhe shkatërrim…”, shkruan ai, gjeras ka bashkëngjitur disa nga kërcënimet që ka marr.


Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Lexo po ashtu Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Ai më tej thotë se fakti që ata përmes komenteve kanë kërcënuar nuk është garanci se gjërat do të përfundojnë me kaq.


Ndërkaq, mediat në Bosnjë kanë njoftuar se ndër personat që kanë shkruar në rrjetet sociale e që kanë kërcënuar deputetin Magazinoviq është edhe vajza e presidentit të Republika “Srpskas”, Millorad Dodik.

Ajo e ka quajtur tradhtar deputetin boshnjak, gjersa ka kërkuar që t’i ndalohet hyrja në Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Politikë
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori