LAJMI I FUNDIT:

Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri

Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Ditën e premte territori i Shqipërisë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit të qarkullimit ciklonar, periferisë së presionit atmosferik të ulët i pozicionuar mbi detin Mesdhe dhe e masave ajrore të lagështa.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash mesatare e kthjellimesh në orët e para të ditës. Më pas shtim të vranësirave dhe alternime të herëpasherëshme kthjellimesh.

Duke filluar nga orët e mesditës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.


Nga orët e mbrëmjes reshjet kryesisht në jug pritet të jenë hera – herës me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Më pas reshjet humbasin territor e intensitet, priten të izolohen në relievet malore në jug të vendit.

Në jug në lartësitë mbi 800-1000m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor e lugina në orët e pasdites era bëhet hera-herës e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-15 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 2 deri 14°C, në zonat e ulëta 8 deri 18°C, në zonat bregdetare 8 deri 20°C.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i jashtëzakonshëm në rajonin e Mitrovicës, për tri ditë kontrollohen mbi 600 persona – vetëm tek njëri është gjetur një pistoletë

Aksion i jashtëzakonshëm në rajonin e Mitrovicës, për tri ditë kontrollohen mbi 600 persona – vetëm tek njëri është gjetur një pistoletë

Kronika e Zezë
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
PDK do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale, Tahiri thotë se deputetët e VV-së kundërligjshëm zëvendësuan udhëheqësit e Komisionit hetimor për tekstet shkollore

PDK do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale, Tahiri thotë se deputetët e VV-së kundërligjshëm zëvendësuan udhëheqësit e Komisionit hetimor për tekstet shkollore

Arsim
Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve

Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve

Lajme
Rasti i Faton Hajrizit, Koci tregon se çka i tha zyrtari i morgut të Lloznicës në Serbi

Rasti i Faton Hajrizit, Koci tregon se çka i tha zyrtari i morgut të Lloznicës në Serbi

Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci: 104 kadetë të FSK-së janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit

Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci: 104 kadetë të FSK-së janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori