Një fetë e mirë e shoqërisë, një hordhi maskiliste, primitive, dogmatike, shpellare, po avancon me ritme të frikshme përpara. Të rinj e jo më të rinj, te indoktrinuar me antivlera në këto dy dekadat e fundit, të shkolluar, por të pa ditur, njohës të alfabetit, por që mjaftohen me aq, të palexuar, të pa kultivuar, pa dashuri, pa ndjenja, pa të bukurën në shpirt, social-analfabetë. Falin pesë vakte në ditë e ëndërrojnë përdhunimin 20 herë mes atyre vakteve; këtu e kështu e katandisin fenë e tyre, e habiten madje po t’u tregosh mospërputhjen.
Një perde e zezë mbi shoqërinë kosovare po rreket t’i marrë frymën e dritën. E keqja është që shoqëria para këtyre fenomeneve rri si e ngrirë, e sugjestionuar, e palëvizshme, e hipnotizuar, viktimë që ka pranuar fatin e nënshtrohet për turp.
Shkrova vetëm disa orë më parë për këta vrasës, këta burrecë frikacakë për të mbajtur një femër, të paaftë për të çuar përpara një familje, për të rritur e edukuar një pjellë të tyre. Asnjë reagim, asnjë koment, një mpirje sociale absolute. Është treguesi më bindës i kësaj paralize të një shoqërie që synon Perëndimin, ndërkohë që zhytet në labirintet e Mesjetës së errët.
Prisja reagimet nga figurat shtetërore, për të parë në se kishin kuptuar çfarë unë kam kuptuar në tetë vjet që jetoj në mesin e kësaj shoqërie. Jo, nuk kanë kuptuar: Të gjithë flasin për masa shtrënguese, dënime, ashpërsi. Osmani, Haxhiu, Sveçla, (Kurti ende nuk ka hapur gojë) madje edhe të huajt Szunyog e Barbano nuk dalin nga ky qerthull pa krye. Presidentja Osmani, nuk ka pse të takojë ligjin, para se të takojë shkollën; rendin para se të flasë me kulturën; ligjin para përkrahjes sociale.
Ky feminicid, kjo kujë, nuk e ka burimin në mungesën e ligjit e zbatimit të tij (edhe pse pjesërisht të fajshëm) por në lesharapin e 20 vjetëve të fundit, në mungesë totale të kontrollit të formimit të brezit të ri me vlerat e një shoqërie moderne perëndimore.
Shteti nuk është një vendosës mballomash, nuk është një arnues i stofës sociale, por është një endës, një kontrollor cilësie i asaj që prodhon shkolla e familja. Shteti nuk duhet të shohë sot, por pas 50 vitesh, pas 100 vitesh. Nuk duhet të vazhdojë ende si quran në mjegull. Sot duhet të investojë, i ndërgjegjshëm se frytet do të vijnë pas dy a tri dekadash. Të investojë në arsim, në kulturë, në art, në sport, në shkencë, në luftë të përhershme ndaj dogmave, ngecjeve mendore, stagnimit shoqëror. Do të harxhojë energji, fonde, borxhi shtetëror do të rritet, por punë e madhe. Ata që i duan të mirën vendit e janë burra shteti, e dinë: brezi i ri e i shëndetshëm për të cilin kanë investuar, do të dijë t’ia shpërblejë atdheut.
Osmani! Kurti! Konjufca! Investoni në rini, investoni në dritë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin