LAJMI I FUNDIT:

Berisha pas votimit në Asamblenë e KiE për Kosovën: Urime, ditë historike!

Berisha pas votimit në Asamblenë e KiE për Kosovën: Urime, ditë historike!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas votimit për Kosovën në Asamblenë e Këshillit të Europës.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka përshëndetur vendimin e Asamblesë së KiE, që votoi pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizëm.


Berisha e quajti arritjen historike dhe realizim të një ëndrre fisnike të presidentit Ibrahim Rugova.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionare të shpresës, dinjitetit, lirisë së individit dhe shoqërisë shqiptare.

Ju përshëndes me shumë mirënjohje, me shumë nderim, ju dhe oratorët tuaj. Por sonte dua të përshëndes në emër tuaj dhe të PD, një ngjarje historike për Kosovën dhe kombin.

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm
Lexo po ashtu Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Sot, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi me mbi dy të tretat e të pranishmëve për Kosovën anëtare të Këshillit të Europës.

Për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Të dashur miq, kjo është një arritje historike, është realizimi i një ëndrre fisnike të madhe të presidentit Ibrahim Rugova.

Realizimi i një ëndrre të mijëra e mijëra vajzave dhe djemve të Kosovës që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe evropiane”, ka thënë Berisha.