Gjykata Themelore në Mitrovicë ka marrë vendim për caktimin e masës së përkohshme, duke urdhëruar Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” të pezullojë zbatimin e vendimit, me të cilin Nurtene Deva më 22 mars 2024 u zgjodh rektore.
Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se Gjykata e aprovoi si të bazuar propozimin e paditësit/propozuesit të sigurimit Izet Zeqiri, të ushtruar ndaj vendimit të Këshillit Drejtues. Zeqiri, ishte në garë për rektor në këtë Universitet.
Në krye të Universitetit, më 22 mars 2024 u zgjodh Nurtene Deva, e cila në shtator të 2022-së, u dënua me 800 euro gjobë për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në arsyetimin e aktvendimit të Themelores, të marrë më 4 prill 2024, thuhet se Izet Zeqiri më 2 prill ka ushtruar padi kundër të paditurit- kundërshtarit të sigurimit Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, për anulimin e vendimit të 20 marsit 2024 të Këshillit Drejtues të UIBM, me propozim për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë, me qëllim pezullimin e zbatimit të këtij vendimi, me të cilin është zgjedhur rektore Nurtene Deva.
Paditësi/propozuesi Zeqiri, ka pretenduar se përzgjedhja e rektores është bërë në mënyrë të kundërligjshme. Sipas tij, përzgjedhja e Devës u bë në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë, Statutit të Universitetit, si dhe Rregulloren mbi Punën e Këshillit Drejtues të Universitetit.
Zeqiri, në propozim ka theksuar se futja e Nurtene Devës në listën e kandidatëve për rektor është e kundërligjshme, diskriminuese dhe cenim i barazisë para ligjit.
“…pasi që unë dhe dy kandidatë të tjerë kemi dorëzuar dokumentacionin e kërkuar sipas kritereve të konkursit (duke përfshirë edhe vërtetimin nga gjykata se nuk jemi të dënuar dhe vërtetimin mbi përvojën menaxheriale ndërsa Nurtene Deva këtë gjë nuk e ka bërë), mirëpo përsëri Këshilli Drejtues e ka futur në listën e kandidatëve për rektor paraqet situatë diskriminuese ndaj kandidatëve të tjerë me ça është cenuar rëndë parimi i barazisë para ligjit”, thuhet në arsyetimin e aktvendimit.
Pas shqyrtimit të propozimit për masë të përkohshme të sigurimit dhe analizimit të provave materiale, gjykata erdhi në përfundim se propozimi i palës paditëse është i bazuar dhe se kjo kërkesë ishte e besueshme me anë të provave në të cilat e ka mbështetur kërkesën.
“Nga leximi i Konkursit për përzgjedhjen e rektorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë me numër protokolli 241 të datës 07.02.2024, rezulton se kërkesës për aplikim kandidatët duhet tia bashkëngjisin këto dokumente: biografinë e shkurtër, certifikatën e lindjes, dokumentet e identifikimit, kopjen e diplomave apo dëshminë mbi përfundimin e studimeve pasuniversitare, vendimin/certifikatën apo ekuivalente të titullit akademik, përmbledhjen e përvojës akademike dhe përvojën menaxheriale në arsimin e lartë, dëshminë që nuk është i dënuar apo ndonjë vepër penale”, thuhet në vendim lidhur me provat me të cilat Zeqiri e bëri të besueshme kërkesën.
Gjithnjë sipas vendimit të Themelores, Komisioni Profesional për përcaktimin e listës për rektor në UIBM në pikën II të Raportit, ka konstatuar se tre nga kandidatët që garuan për rektor, i plotësojnë kushtet formale dhe kanë dorëzuar dokumentacionin sipas konkursit.
Po ashtu, thuhet se në atë Raport është konstatuar se kandidatja Nurtene Deva nuk i plotëson kushtet për arsye se në dosje mungon dëshmia nga gjykata kompetente se nuk është e dënuar për ndonjë vepër penale dhe se ajo ka sjellë vetëm dëshmi të Policisë, sipas së cilës vërtetohet se nuk ka dosje penale në Sistemin Informativ të Policisë.
Andaj, në vendimin e Gjykatës thuhet se Komisioni ia kishte propozuar Këshillit Drejtues listën e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet formale për t’u zgjedhur rektor: 1). Prof.asoc. Ejup Fejza, 2) Prof.dr Izet Zeqiri dhe 3). Prof. Naser Pajaziti.
“Në dispozitivin e III-të pikën e 4-të të Raportit, Komisioni Profesional ka konstatuar se prof.dr Nurten Deva, ka thirrje akademike, përvojën në mësimdhënie dhe publikime shkencore, e njejta nuk asnjë dëshmi se është e angazhuar në ndonjë parti politike. E njejta ka përvojë menaxhuese, ngase në të kaluarën ka mbajtur pozitën e anëtares së Këshillit Drejtues të UIBM edhe pse për të njejtën nuk ka ndonjë dëshmi në dosjen e aplikimit (fizike apo elektronike) si dhe Drejtoreshë e Qendrës për Zhvillim dhe Edukim Profesional në UIBM. Në dosje i mungon edhe dëshmia nga Gjykata Kompetente se nuk është e dënuar për ndonjë vepër penale. Kandidatja ka sjellë vetëm dëshmi të policisë sipas së cilës vërtetohet se nuk ka dosje penale në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës”, thuhet në aktvendim.
Gjykata thekson se nga leximi i vendimit të 18 marsit 2024 të nxjerrë nga KD i UIBM, rezulton se KD në pikën e parë të dispozitivit ka aprovuar pjesërisht raportin e Komisionit Profesional për zgjedhjen e rektorit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025