LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Për ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti në orët e para të ditës parashikohet i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Prej orëve të mesditës deri ato të mbrëmjes vonë reshjet do të jenë të dobëta dhe lokale kryesisht në relievet malore. Prej orëve të vona të mbrëmjes përsëri reshje me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve lokale shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.


Era pritet të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje intensive me shpejtësi 4-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të jetë tepër intensive dhe problematike me shpejtësi 14-24m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë i lartë i forcës 6-8 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 5 deri 19 gradë Celsius, në zonat e ulëta 10 deri 26 gradë Celsius, në zonat bregdetare 13 deri 26 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Lajme
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Politikë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Lajme
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Kalo në kategori