LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa veriperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen ne reshje shiu që prej orëve të para të 24-orëshit pothuajse në te gjithë territorin.


Reshjet e shiut në fillim në veriperëndim pritet të jenë me intensitet mesatar dhe hera-herës të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në orët e para të ditës reshjet humbasin intensitet dhe pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në mesditë. Më pas priten reshje në formë pikash deri në ndërprerjen e tyre në të gjithë territorin. Në relievet e larta malore pritet reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim- veri me shpejtësi 2-8m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10m/sek, valëzimi në dete të forcës 1- 2ballë.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në momentin e reshjeve.

Temperaturat parashikohen nga 2 në 18 gradë Celsius. /Telegrafi/