LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Tetovës: Nëse merrni fatura me çmime të larta, dorëzoni ankesë

Komuna e Tetovës: Nëse merrni fatura me çmime të larta, dorëzoni ankesë

Nga komuna thonë se nuk do të ketë rritje në çmimin e faturave, ndërsa nëse qytetarët marrin fatura me çmime më të larta, të njëjtit mund t’i paraqesin rastet. Në këto fatura qytetarët do të paguajnë për menaxhim të mbeturinave, mirëmbajtja e hapësirave publike dhe gjelbërimi, furnizimi me ujë të pijshëm, kanalizimi i ujërave atmosferik dhe ujërave të zeza.

Deputetja e BDI-së: Faturat për mbeturinat në Tetovë janë rritur katërfish më shumë
Lexo po ashtu Deputetja e BDI-së: Faturat për mbeturinat në Tetovë janë rritur katërfish më shumë

“Edhe përkundër faktit që është ndryshuar metodologjia e përllogaritjes, nuk ka rritje të çmimit për njësi. Gjithë qytetarët të cilët kanë pranuar fatura më të larta se muajt e kaluar, le të drejtohen te zyrat që ndodhet tek Tregu i Gjelbër në Tetovë si dhe në hyrje të fshatit Pallçisht, për të harmonizuar të dhënat e tyre që ndërmarrja të mund të bëj faturimin real. Nëse nuk do të jeni të kënaqur me përgjigjen e ndërmarrjes komunale, do të keni mundësi të drejtoheni edhe në zyrat e Komunës së Tetovës. Ne si komunë do të formojmë një komision të veçantë për të shqyrtuar çdo rast të paraqitur dhe do të gjejmë zgjidhje që do të jetë në interesin e qytetarit”, thonë nga Komuna e Tetovës, përcjell “TV21”.

Komuna e Tetovës menaxhimin me mbeturinat ia ka dhënë kompanisë SauberMacher, ndërsa në muajin shkurt me vendim të Këshillit të Tetovës çmimi i ujit për pije u rrit, ndërsa kompania e re ndryshoi edhe përllogaritjen e mbeturinave. Përllogaritjen e çmimit e bëri për metër katror, ndërsa më herët ishte për kokë banori.


Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori