Përfaqësuesja e UNICEF-it Patricia Di Giovanni po bën thirrje për më shumë veprime për t’i dhënë fund martesës së fëmijëve në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Siç thuhet në deklaratën e saj me shkrim, përveç luftës për barazi gjinore dhe mirëqenie të grave, nuk duhet të harrohet edhe një pasojë e rëndë e pabarazisë së rrënjosur gjinore, martesa e fëmijëve.
“Edhe pse kjo praktikë e dëmshme është ulur ndjeshëm në dekadën e fundit, martesa e fëmijëve vazhdon të jetë problem për vajzat në Maqedoninë e Veriut. Tetë për qind e të gjitha grave të moshës 20 deri në 24 vjeç në vend janë martuar ose kanë bashkëjetuar para moshës 18 vjeç. Akoma më shqetësuese është se 45 për qind e grave rome të moshës 20 deri në 24 vjeç në vend ishin të martuara ose në një lidhje para moshës 18 vjeç dhe 15 për qind e grave të të njëjtit grup ishin të martuara ose në një lidhje para moshës 15 vjeç”, thekson Di Giovanni.
Ajo thekson se martesat e fëmijëve i privojnë vajzat nga fëmijëria dhe kanë pasoja të dëmshme për shëndetin dhe perspektivën e tyre ekonomike. Ato ndikojnë negativisht në zhvillimin, aksesin në shkollë dhe cilësinë e përgjithshme të jetës së tyre.
Ajo shton se tek vajzat që martohen para moshës 18 vjeç, probabiliteti për t’u bërë viktima të dhunës në familje është më e lartë dhe probabiliteti për të qëndruar në shkollë është më i ulët. Shpesh lidhet ngushtë me të pasurit fëmijë në moshë të hershme, me një rrezik të shtuar të komplikimeve gjatë shtatzënisë dhe lindjes./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë