“Mbi 270 fëmijë në Komunën e Tetovës janë në listën e pritjes për përkujdesje në çerdhe, ndërsa numri i fëmijëve në territorin e Republikës së Maqedonisë është mbi 5000”.
Kështu deklaroi sot ministri teknik për Punë dhe Politikë Sociale, Gjoko Velkovski, gjatë vizitës së tij në kopshtin e fëmijëve “Rinia” në Tetovë. Ai tha se në periudhën në vijim do të duhet të punohet për këtë çështje që të kujdesen të gjithë fëmijët.
“Këtu në Tetovë më duhet të them se vetëm në çerdhen Rinia të dhënat janë se në listën e pritjes janë mbi 270 fëmijë. Duhet ta tejkalojmë këtë problem me ato objekte që janë duke u përgatitur në Komunën e Tetovës, që të mos ketë më fëmijë në listat e pritjes dhe të kujdesen në çerdhe”, thotë ministri Velkovski.
Krahas sigurimit të kushteve të reja hapësinore dhe rritjes së kapaciteteve në kopshte, ai tha se një problem kyç që duhet zgjidhur urgjentisht është pajisja me licenca për personat që presin prej vitesh t’i marrin ato.
Ministri teknik Gjoko Velkovski tha se tashmë janë duke punuar në përgatitjen e një analize të plotë për komunat në territorin e shtetit për të parë sfidat me të cilat ballafaqohen çerdhet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251