Pavarësisht nëse flisni ose jo me prindërit tuaj, keni ndërtuar kufij të fortë emocionalë për të mbrojtur veten nga vëllezërit dhe motrat, të rriturit në një familje toksike do të lërë shenja në personalitetin dhe zhvillimin tuaj me kalimin e kohës
Një valë efektesh anësore negative mund t’ju ndjekin gjithë jetën, edhe pasi jeni larguar nga familja apo keni ndërprerë komunikimin me ta.
Ekspertët tregojnë shumë mënyra sesi rritja në një familje toksike mund të ndikojë tek ju më vonë.
1. Mund të keni ankth
Fëmijët e familjeve toksike janë të prirur të preken nga ankthi. Një studim i vitit 2024 i botuar në “Journal of Affective Disorders” zbuloi se të kesh një prind toksik shpesh çon në zhvillimin e ankthit dhe depresionit në moshë madhore.
2. Përsërisni modele toksike në jetë
Jeta mund të jetë shumë më e lehtë kur rriteni me modele pozitive dhe shembuj të shëndetshëm, por kur nuk është kështu, atëherë ju mund të përballeni me sprova. Mendoni për marrëdhëniet e tensionuara, humbjen e vendit të punës, problemet financiare etj. Pasiguritë do i bëjnë më të vështira gjetjet e zgjidhjeve për ju.
3. Nuk e dini se kush jeni
Rritja në një familje toksike mund të shkatërrojë ndjenjën tuaj për veten. Ndërsa rriteni, mund të mos e dini se çfarë lloj pune ju tërheq, nëse doni të martoheni, çfarë të bëni në kohën tuaj të lirë etj. Kjo krijon një ndjenjë zbrazëtie brenda jush sikur nuk e njihni vërtet veten.
4. Keni probleme në ndërveprimin me të tjerët
Si një fëmijë i një familjeje toksike, ju mund të keni vështirësi t’i lini të tjerët të afrohen me ju, edhe kur vërtet dëshironi të krijoni marrëdhënie më të thella. Qëllimi është të shmangni ndjenjat e frikës dhe cenueshmërisë.
5. Ju bini në dashuri me njerëz toksikë
Fëmijët e familjeve toksike shpesh rriten për të përsëritur të njëjtin cikël. Ju mund të tërhiqeni nga partnerë jofunksionalë, ose miq që nuk kanë interesa të mira. Ndërsa, mund të dalloni tiparet e tyre negative, ju mund të ndiheni të pafuqishëm për t’i ndryshuar dhe zgjidhni të bëheni palë me ta.
6. E keni të vështirë t’i besoni realitetit
Fëmijët që rriten nga prindër toksikë shohin se përvoja e tyre e realitetit dhe përvoja e prindërve të tyre është e ndryshme, ndaj duke qenë se i keni kaluar në lëkurë, sprovat dhe debatet, ju e keni të vështirë t’i besoni realitetit.
7. Keni frikë nga braktisja
Këta persona jetojnë me ndjenjën e frikës nga braktisja gjatë gjithë kohës, sepse janë rritur me një frymë të tillë edhe në familjen e tyre. Ndjenja e braktisjes reale ose e imagjinuar shkaktohet nga të jetuarit në një dinamikë familjare e paqëndrueshme ose jo e besueshme.
8. Ndiheni sikur keni dështuar
Familjet toksike mund të krijojnë ndjenja vetëvlerësimi të ulët. Megjithëse asnjë mjedis familjar nuk është i përsosur, ata që rriten në një familje ku sjelljet toksike janë normë priren të vuajnë jashtëzakonisht nga ndjenja e vetëvlerësimit të ulët, pra ndihen si dështakë.
9. Ju nuk mund t’i rregulloni emocionet tuaja
Nëse jeni rritur rreth kaosit dhe dramës, me siguri keni zhvilluar mekanizma të përballjes sepse keni parë skena dhune, ngritje zëri etj. Personat që rriten në një ambient të tillë priren që të përjetojnë çrregullime emocionale me kalimin e viteve, sepse ata nuk kanë të zhvilluara mekanizmat e zgjidhjes dhe menaxhimit të konflikteve, citon Anabel.
10. Bëheni më elastikë
Nëse ju është dashur të kujdeseni për prindërit ose motrat dhe vëllezërit, atëherë mund të jeni më elastikë ose të vetëdijshëm sesi të kapërceni diversitetin. Nëse keni qenë dëshmitarë të situatave toksike, atëherë mund të keni më shumë ndjeshmëri shtesë për të tjerët, ose një dëshirë më të fortë për ta mbajtur jetën tuaj sa më paqësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje