Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, ka bërë të ditur se tashmë do të vazhdojnë gërmimet në katër lokacione të ndryshme, në Skenderaj, Suharekën, Tusuzin në Prizren dhe një lokacion për konfirmim identiteti në Podujevë.
Siç ka thënë ai për Dukagjinin, gërmimet vlerësuese në Prekaz kanë përfunduar, dhe eshtrat e gjetura do të ekzaminojnë nga ekspertët mjekoligjorë për identifikim.
Ndërkaq, sipas tij, në ditët në vijim do të vazhdojnë gërmimet në lokacionet e tjera të përcaktuara.
“Sipas dakordimeve gjatë takimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, mbajtur më 7 shkurt , gjatë këtyre javëve jemi të angazhuar në katër lokacione (Prekaz, Skenderaj; Suharekë; Tusuz, Prizren; dhe një lokacion për konfirmim identiteti në Podujevë ). Gërmimet vlerësuese në Prekaz të realizuara gjatë këtyre katër ditëve tanimë kanë përfunduar. Eshtrat (një pjesë kockore) e zhvarrosur do të ekzaminohen nga ekspertët mjekoligjorë në kuptim edhe të identifikimit. Përderisa në ditët në vijim do të vazhdojmë në lokacionet tjera të lartcekura”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, ai ka kritikuar qasjen politizuese të Beogradit kundrejt këtij procesi.
Ai ka njoftuar se një takim i planifikuar në Kroaci më 29 shkurt është pjesë e bashkëpunimit rajonal në zbatim të ‘Planit Rajonal për adresimin e rasteve të personave të zhdukur gjatë luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë’.
“Takimi në Republikën e Kroacisë, i planifikuar për datën 29 shkurt 2024, është në kuadër të bashkëpunimit rajonal në zbatim të ‘Planit Rajonal për adresimin e rasteve të personave të zhdukur gjatë luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se në takim përfshin pjesëmarrjen e disa vendeve të tjera rajonale, duke përfshirë Republikën e Kosovës, Republikën e Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinë, Malin e Zi dhe Serbinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'