LAJMI I FUNDIT:

Burri nga Florida kap peshkaqenin pa u frikësuar fare

Burri nga Florida kap peshkaqenin pa u frikësuar fare

Një burrë nga Florida e SHBA-së ka kapur një peshkaqen ndërsa po shijonte një ditë të bukur në plazh.

Pamjet me peshkaqenin në duar i ka shpërndarë në llogarinë e tij në rrjete sociale Hood Fishing Entertainment me mbishkrimin: “Një ditë tjetër, një peshkaqen tjetër”.


Amerikani nuk e ka zbuluar identitetin e tij, por e përshkruan veten si “fëmijë që ka hapur llogari në rrjete sociale për të dokumentuar dhe ndarë jetën e tij duke peshkuar dhe ndërtuar”.

Në foto shihet burri duke buzëqeshur, ndërsa peshkaqeni shikon kamerën.

Shumë prej përdoruesve nuk iu ka pëlqyer gjesti i tij pasi ato plazhe njihen për shumë incidente me peshkaqen.

Kështu ka ndodhur në janar kur një grua u sulmua teksa po notonte në portin e Sidneit.

Fatmirësisht, ajo ka shpëtuar falë ndihmës së një çifti që e kanë dëgjuar duke kërkuar ndihmë. /Telegrafi/