LAJMI I FUNDIT:

Si ta mbijetoni Ditën e të dashuruarve nëse jeni pa partner: Në vend që të ankoheni për fatin, me këto sugjerime nuk do të jeni të dëshpëruar!

Si ta mbijetoni Ditën e të dashuruarve nëse jeni pa partner: Në vend që të ankoheni për fatin, me këto sugjerime nuk do të jeni të dëshpëruar!
depositphotos

Në vend që të ndiheni të mërzitur, ka shumë gjëra të tjera që mund të bëni atë ditë

Dita e Shën Valentinit po afrohet, ndaj jemi të bombarduar me skena çiftesh të dashuruar nga të gjitha anët. Ata që aktualisht janë pa partner ndihen gjithnjë e më të vetmuar. Për ta, Dita e Shën Valentinit është veçanërisht sfiduese, sepse romanca që “ndihet” në ajër është vetëm një tjetër kujtesë se nuk kanë një partner në krah.

Megjithatë, siç shpjegojnë ekspertët, kjo nuk është arsye për të rënë në dëshpërim dhe letargji, si dhe për t’u ankuar për fatin vetjak, sepse ndjenja e vetmisë, e cila është veçanërisht e theksuar në këtë ditë, mund të kapërcehet, transmeton Telegrafi.


Pesë këshilla të dobishme se si ta kaloni më lehtë ditën e Shën Valentinit nëse jeni pa partner:

1. Pranoni situatën tuaj

Hapi i parë për të kapërcyer ndjenjat e vetmisë në ditën e Shën Valentinit është të pranoni situatën tuaj. Në vend që të përqendroheni te mungesa e partnerit, përpiquni t’i pranoni vetes se është krejtësisht normale të jesh beqar ndonjëherë dhe se nuk do të thotë që nuk je i denjë për dashuri dhe vëmendje. Pranimi i situatës suaj mund t’ju ndihmojë të lironi stresin dhe presionin që vjen me ndjenjën e vetmisë.

2. Bëje veten të lumtur

Në vend që të prisni që dikush tjetër t’ju befasojë, mund ta përdorni ditën e Shën Valentinit si një mundësi për t’i dhuruar vetes një ditë të veçantë. Përkëdhel veten me ushqimin, librin ose filmin tuaj të preferuar, vizitoni vendin tuaj të preferuar, lexoni, shikoni filma… Nëse asgjë tjetër atë mbrëmje, hapni një shishe verën më të shtrenjtë që kurseni për raste të veçanta dhe kënaquni duke përkëdhelur veten.

3. Lidhu me njerëzit e dashur

Edhe pse Dita e Shën Valentinit tradicionalisht festohet me partnerë, nëse jeni beqarë kjo mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për t’u lidhur me miqtë dhe familjen. Organizoni një darkë me miqtë ose familjen, ndani dashurinë me ata që doni dhe që ju duan. Edhe daljet me një miq mund të jenë një alternativë e mirë, por shmangni lokalet që janë të destinuara për çifte dhe ku gjithçka është e mbushur me zemra dhe shprehje patetike dashurie.

4. Ndihmoni të tjerët

Të ndihmosh të tjerët mund të jetë një përvojë jashtëzakonisht përmbushëse, veçanërisht kur ndihesh vetëm. Merrni parasysh të dilni vullnetar në komunitetin tuaj lokal ose të ndihmoni dikë në nevojë. Shikoni përreth jush, nuk jeni i vetmi, ka kaq shumë njerëz të vetmuar të të gjitha moshave që ndihen njësoj si ju.

5. Meditoni

Së fundi, Dita e Shën Valentinit mund të jetë një mundësi për t’u përkushtuar ndaj zbulimit të vetvetes dhe rritjes personale. Merrni parasysh të praktikoni meditim, yoga ose introspeksion për të njohur më mirë veten dhe për të punuar në mirëqenien tuaj emocionale. Vetë-njohja mund të jetë çelësi për të kapërcyer vetminë dhe për të krijuar një marrëdhënie më të thellë dhe më autentike me veten dhe njerëzit e tjerë. Të gjitha këto mund të jenë hapa kyç për të krijuar një festë pozitive dhe përmbushëse të Shën Valentinit edhe kur jeni vetëm ose pa një partner romantik. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Intimitet dhe Pasion
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash

Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash

Lifestyle
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

A e dini se...
Kalo në kategori