LAJMI I FUNDIT:

Shkrihet bora, rritet niveli i ujit në liqenin e Fierzës – shumë pranë kuotës maksimale

Shkrihet bora, rritet niveli i ujit në liqenin e Fierzës – shumë pranë kuotës maksimale

Prej ditësh niveli i ujit në liqenin e Fierzës sa vjen e rritet, e kjo nga shtimi i prurjeve në lumenjtë kryesor që furnizojnë këtë liqen, Drin i Bardhë dhe Drin i Zi, por edhe prurjet anësore. Prurjet e ditëve të fundit i kalojnë 270 metër kub ujë në sekondë ndërsa kuota ka kaluar në 289.3 metra mbi nivelin e detit nga 296 metra të kuotës maksimale.

Ndonëse ka mungese reshjesh gjatë kësaj periudhe, temperaturat e larta që kanë përfshirë rajonin tonë në këtë dimër të pazakontë kanë shkrirë një sasi të konsiderueshme dëbore deri në lartësitë 1700 metra të nivelit të detit.

Gjithsesi edhe hidrocentrali i Fierzës po punon me kapacitet të reduktuar me dy turbina të alternuara e kjo për të siguruar rezervë të mjaftueshme ujore në bazenin më të madh ujëmbledhës në vend. Konsumi i energjisë elektrike në vend po mbulohet nga prodhimi i hidrocentraleve të tjera ndërsa një sasi importohet nga tregjet ndërkombëtare të energjisë në bazë të planifikimit dhe përmbushjes së kontratave që KESH  ka me operatorët në treg.


Rritja e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës po shfrytëzohet më së miri edhe për punimet që po kryhen për zhvendosjen e urës së re mbi Drin.

Për zhvendosjen e urës duhet që niveli i ujit të ngjitet së paku në 287 metra mbi nivelin e detit. Me mbërritjen e kësaj kuote, kompania sipërmarrëse për montimin e urës ka nisur menjëherë operacionet e zhvendosjes se saj.

Të paktën siç është parashikuar dhe deklarua nga kompania procesi për zhvendosjen e urës duhej të ishte përfunduar në dhjetor e pas vendosjes mbi bazamentet e saj, do të duheshin së paku 3 muaj kohë për përfundimin e plotë të punimeve.

Gjithsesi edhe në këto kushte sipas burimeve parashikohet që ura e re mbi Drin do të jetë e gatshme në sezonin e ri turistik të kësaj vere./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Lajme
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Lajme
Kalo në kategori