Hëna e re do të ndriçojë qiellin e 9 shkurtit, për të sjellë mundësi fantastike për të rikrijuar veten dhe për të manifestuar dëshirat e tua
Për ata që nuk e dinë, Hëna e re është një shans i artë për të kryer një përvojë të re, për të takuar një person, ose për të blerë diçka që e ke dashur gjithnjë. Kjo ngjarje qiellore të jep mundësinë që të lësh hapësirë për fillime të reja.
Hëna e re do të ndodhë në Ujor dhe sigurisht, do të sjellë ndryshime për çdo shenjë.
Dashi
Do ta trajtosh veten me respekt dhe mirësjellje, ndaj duke e ditur se çfarë do, do të bëhesh pjesë e një komuniteti më të mirë, që të do për atë që je. Mos ndoshta e ke gënjyer pak veten për të mbrojtur të tjerët? Nëse po, është momenti të ndryshosh dhe të vendosësh prioritete e qëllime të tjera.
Demi
Suksesi në aspektin e karrierës po vjen drejt teje, i dashur Dem. Nuk ka shumë gjëra që mund të bësh tani, përpos se të përqafosh ndryshimin dhe të flasësh të vërtetën tënde. Idetë e tua, sado të çmendura dhe të guximshme të jenë, do të pranohen nga të tjerët, ose do të kalojnë me shumë të qeshura. Dil nga zona e rehatisë dhe zbulo botën.
Binjakët
Bëhu ekspert/e në gjëra që shumë të tjerë as nuk e kanë idenë se ekzistojnë. Ti je një shenjë vizionare dhe si e tillë, sjell ndryshime dhe përvoja të reja. Njerëzit, fillimisht, mund të mendojnë se idetë e tua janë përtej mundësive, por ti je një person i revolucioneve të mëdha. Merru me gjërat që të interesojnë dhe mos bëj pas.
Gaforrja
Kjo Hënë e re të gjen të sinkronizuar me ndjesitë e tua. Si një person që ka një intuitë fantastike, do ta dish nëse duhet të shqetësohesh ose jo për një problem që po shfaqet në horizont. Gjatë kësaj Hëne të re, yjet të inkurajojnë që të marrësh vendime të rëndësishme dhe të kuptosh se kur duhet të flasësh dhe të ndërmarrësh veprimet e duhura.
Luani
Mund të surprizohesh kur ta kuptosh se sa shumë njerëz kanë ngjashmëri dhe interesa të njëjta me ty, i dashur Luan. Këta njerëz e bëjnë më speciale jetën tënde dhe ngjallin interesa miqësore ose romantike, ndaj ji më vigjilent që të krijosh lidhje me të ngjashmit e tu.
Virgjëresha
Një qasje e re për shëndetin dhe mirëqenien do të të kaplojë në këtë Hënë të re. Kujdesu për veten, për lëkurën dhe trupin tënd, por mos lër pas dore edhe anën mendore dhe shpirtërore. Këtë muaj do të eksperimentosh me produkte të kujdesit të lëkurës, për të gjetur rutinën që të përshtatet fiks.
Peshorja
Askush më mirë se ti nuk e di sa kënaqësi të jep flirtimi me personat e duhur. Luaje lojën sipas rregullave të tua, por ki kujdes gjatë këtij procesi, që të mos lëndosh të tjerët. Çiltërsia dhe joshja jote janë magjepsëse, ndaj ke dy karta kaq të rëndësishme në dorë. Fitoje lojën pa bërë me hile!
Akrepi
Një periudhë fantastike për të qëndruar në shtëpi! Mund të marrësh shumë kënaqësi nga hapësira jote dhe të përqendrohesh në interesat dhe pasionet e tua. Nëse një ftesë nuk ta mbush mendjen, refuzoje dhe merr kohë për veten tënde. Një pushim paksa egosit nuk të bën fare dëm, përkundrazi.
Shigjetari
Si një shenjë mendjehapur do ta kesh shumë të thjeshtë të përshtatesh me këtë ngjarje të rëndësishme qiellor. Do të bëhesh pjesë e një rrugëtimi të ri, ku aftësitë e tua në edukim dhe komunikim do të testohen. Merre me qetësi dhe triumfo!
Bricjapi
Kjo Hënë e re të gjen një person paksa gjykues, por s’mund të të vëmë faj. Papritur do të përballesh me persona që thonë broçkulla dhe gënjejnë, ndaj do ta kesh pothuaj të pamundur të mos u thuash të vërtetën. Ngjarja qiellore e 9 shkurtit të jep më shumë vetëbesim dhe të bën të mos stepesh ndaj njerëzve që të fyejnë inteligjencën.
Ujori
Ti njihesh si një person që bën zgjedhje inteligjente, i dashur Ujor. Intuita të ka çuar shumë larg dhe ia vlen të festosh. Sigurisht, nuk je perfekt/e, por fundja, askush nuk është. Gjithçka duhet të bësh është që të jesh autentik/e në dëshirat dhe identitetin tënd. Meditimi, shëtitjet e gjata dhe dushet e gjata do të jenë ritualet e tua të preferuara gjatë këtij muaji, citon Anabel.
Peshqit
Mendojmë se ti dhe Ujori duhet të bashkoni forcat. Gjej një person që është Ujor (ose mëso nga një person i tillë) dhe sfidoni limitet bashkë. Përkushtimi është i vetmi element që të duhet këtë periudhë, ndaj bëj më të mirën tënde që të shkosh në nivele të reja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
10 racat më të njohura të maceve në botë
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerëve
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje