LAJMI I FUNDIT:

Kërkoi lirinë në Gjykatën e Apelit, lihet në burg mjeku Dervish Hasi

Kërkoi lirinë në Gjykatën e Apelit, lihet në burg mjeku Dervish Hasi

Gjykata e Apelit e Juridiksonit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në burg mjekun Dervish Hasi.

Hasi kërkoi zbutjen e masës së sigurisë nga gjykata, ku ai akuzohet për pornografi dhe trafikim i të miturve.


Në fjalën e tij përpara togave të zeza mjeku ka mohuar sërish akuzat në ngarkim të tij. Në apel, mjeku përfaqësohej nga avokati Ndue Pjetra.

Sipas hetimeve, 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno. Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se të pestë personat kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku.

Ndryshime në kodin penal në Shqipëri, partnerët me dy bashkëjetesa njëkohësisht dënohen me burg deri në 3 vjet
Lexo po ashtu Ndryshime në kodin penal në Shqipëri, partnerët me dy bashkëjetesa njëkohësisht dënohen me burg deri në 3 vjet

E mitura 16-vjeçare kishte 2 vite që frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë. Ai ka deklaruar se është besimtar dhe kishte edhe tre partnere të tjera.

Paraprakisht dyshohet se ai e ka manipuluar me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.

Dervish Hasi është emër i njohur për policinë, pasi i është vënë tritol në vitin 2019. Ai është i hetuar dhe për vepra kriminale më herët por nuk janë provuar. /Telegrafi/