LAJMI I FUNDIT:

Punonjësit e Fondit për sigurim shëndetësor prej sot në grevë, do të pranojnë vetëm rastet urgjente

Punonjësit e Fondit për sigurim shëndetësor prej sot në grevë, do të pranojnë vetëm rastet urgjente

Punonjësit në njësitë rajonale të Fondit të sigurimeve shëndetësore do të dalin në grevë nga dita e sotme. Ata do të bëjnë vetëm detyrat e nevojshme, si regjistrimi i të miturve si anëtar sigurimi, rregullimi i sigurimit për persona të shtruar në spital dhe trajtimi jashtë vendit për raste urgjente.

Siç informojnë nga organizata sindikale e Sindikatës së punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave qytetare pranë Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSH), në njësitë rajonale për pranimin e dokumenteve do të jetë vetëm një punonjës.

“Njëkohësisht duam të falënderojmë qytetarët dhe mjekët e shëndetësisë publike dhe private për mbështetjen dhe mirëkuptimin e mëparshëm, të cilët mbështesin punonjësit në kërkesat e tyre dhe janë në krah të punonjësve të FSSH-së dhe e kuptojnë problemin e tyre me pagat”, thonë nga Sindikata pranë FSSH-së.


Javën e kaluar, punonjës të FSSH-së u mblodhën para ambienteve të Fondit, duke shprehur pakënaqësi për uljen e mundshme të pagave.

“Nga 9 janari, me rekomandim të Qeverisë, siç është paraparë, kërkohet ulje prej 21 për qind. Edhe pse Qeveria e rekomandon si përshtatje sipas buxhetit të miratuar, sipas përllogaritjeve të shërbimeve të ekspertëve, kjo do të thotë që të gjithë punëtorëve t’u ulen pagat për 21 për qind”, tha atëherë kryetari i Organizatës Sindikale të FSSH-së, Branko Axhigogov.

Sipas sindikatës, vendimi do të prekë 831 punonjës të FSSH-së dhe nëse do të ketë ulje të pagave, 25 për qind do të marrin paga nën pagën minimale dhe 25 për qind do të marrin pagë minimale.

Më pas Ministria e Financave sqaroi se nuk bëhet fjalë për ulje të pagave të punonjësve të FSSH-së, por po tentohet të rriten sërish, gjë që do të ketë implikime fiskale në buxhetin e Fondit.

Pagat në FSSH gjatë vitit 2023, siç bëjnë me dije nga Ministria e Financave, janë rritur disa herë, përkatësisht 2100 denarë ose rreth shtatë për qind në mars 2023 me respektimin e pagës minimale, rritje prej 2,5 për qind në janar 2023 dhe 3,5 për qind në gusht 2023./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori